“Ukraina”, mbledhje e jashtëzakonshme e MPJ të NATO-s, Xhaçka: Mbështesim dialogun me Rusinë pa u lëkundur në parimet tona

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e  jashtëzakonshëm online të Këshillit të Atlantikut të Veriut, në format të Ministrave të Punëve të Jashtme. 
Në fokus të takimit ishte diskutimi rreth pozicionimit të forcave ushtarake të Rusisë në dhe rreth Ukrainës dhe çështje më të gjera të sigurisë evropiane.
Në ndërhyrjen e saj, Ministrja Xhaçka nënvizoi rëndësinë strategjike të unitetit dhe kohezionit të vendeve të NATO-s përballë sfidave aktuale për sigurinë evropiane.
“Shqipëria mbështet dialogun me Rusinë duke qëndruar të patundur në parimet dhe angazhimet e saj”, tha Ministrja Xhaçka. 
Gjithashtu, kryediplomatja shqiptare mirëpriti takimin e Gjenevës mes SHBA-ve dhe Rusisë, si dhe takimin mes NATO-s dhe Rusisë në suazën e Këshillit NATO-Rusi.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ventúrska 277/16,
811 01 Bratislava

Slovak Republic

Tel / Fax

Tel: 004212 638 100 50
Emergency call:
00421 904 801 391

E-MAIL

embassy.bratislava@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00