100-vjet marrëdhënie diplomatike midis Shqipërisë dhe Çeko-Sllovakisë

Pavarësisht pranimit të Shqiperise në Lidhjen e Kombeve, në dhjetor 1920, rruga e njohjes ndërkombëtare të qeverise së re shqiptare si qeveri de jure e de facto e shtetit shqiptar, u hap vetem pas vendimit të Konferencës së Ambasadorëve në Paris, 9 nëntor 1921, i cili rinjohu shtetin shqiptar si të pavarur e sovran në kufijtë politikë të 1913.
Ne 28 janar të viti 1922, Ministri i jashtem Shqiptar Fan Noli, ju drejtoi një kërkesë zyrtare qeverive të disa shteteve  për njohjen e qeverisë shqiptare dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Mes shteteve që shprëhen menjëherë vullnetin e mirë, ishte edhe qeveria e Republikës Çekosllovake, e cila më 5 korrik 1922  njoftoi zyrtarisht qeverinë shqiptare se kishte vendosur të njihte Shqipërinë si shtet të pavarur e sovran dhe qeverinë e tij legjitime.
Vetem dy muaj pas njohjes, në shtator 1922 Ministri i Jashtem çekosllovak Eduard Benesh, shprehu gadishmerinë për të hapur një konsullatë në Shkoder me detyra tregtare e politike dhe i kerkoi edhe palës shqiptare të dergonte përfaqesuesin e saj në Pragë. Por në vazhden e qëndrimeve të shteteve të tjera me perfaqesuesit e tyre në Shqiperi, konsullata e parë e Republikës Çekosllovake u hap në Tiranë në 1925, me Konsull z. Joseph Kadlec. Dy vite më pas, në 1927, duke ndjekur zhvillimet pozitive në marrëdheniet ndërmjet dy vendeve, Konsullata ne Tirane u ngrit ne nivelin e Agjensise Diplomatike dhe Konsullatës së Përgjithshme e më pas në nivelin e Legatës me perfaqësues të rangut diplomatik i Ngarkuar me Punë.
Ne gjysmen e dytë të viteve ‘20 u hap edhe Konsullata e Nderit e Shqiperisë ne Pragë, me Konsul Z. Matauseg, e cili dha një kontribut të spikatur për njohjen e Shqiperisë, historisë së saj, pranë qarqeve zyrtare e politike çekosllovake, apo nxitjen e turizmit në Shqiperi në kushtet e viteve ‘30.  Me pas Çekosllovakia hapi ne Shqipëri Konsullaten e saj të Nderit në Korcë në 1929, me z. Gaqo Turtulli, tregtar, si Konsull nderi dhe në Shkodër, me avokat Jozef Haxhia si Konsull Nderi. Keto konsullata nxitën më tej marrëdheniet tregëtare midis dy vendeve duke kontribuar për të  renditur Çekosllovakinë në partnerin e dytë tregëtar në Shqipëri, pas Italisë, për nga volume i produkteve në vitet ’30-të të shek.XX.
Qeveria çekosllovake, nepermjet të ngarkuarit të saj me punë  në Tiranë z. Lev Vokac, mbeshteti përpjekjet e monarkisë shqiptare në gjysmën e parë të viteve ‘30  per tu shkëputura nga presioni i Italisë fashiste duke mbeshtetur reformat për kombëtarizimin e arsimit ne vend dhe forcimin e politikës ballkanike të qeverisë shqiptare. Ishin keto arsyet që qeveria e Tiranës kërkoi nga Praga zyrtare zgjatjen e mandatit të të Ngarkuarit me pune Vokac. Në 1934, gjate mandatit të Vokac, u nënshkruan dy marrëveshje midis dy vendeve, në fushën e Tregëtisë dhe atë të Ekstradimit dhe asistencës juridike në çështjet penale.
Rekordet arkivore dëshmojne per kontributin e Konsullates shqiptare në Prage per lehtesimin e kalimit në Shqiperi të popullsisë hebreje që banonte ne Çekosllovaki, kur presioni i nazizmit gjerman po rritej mbi Pragën zyrtare.
Legata e Çekosllovakisë në Tiranë u mbyll më 1 mars 1939, ne prag të pushtimit nazist të Çekosllovakisë,  duke ia kaluar funksionet e saj legates çekosllovake ne Romë. Një muaj më pas një fat të tillë do kishte edhe Shqipëria, teksa bota hyri në Luftën e Dytë Boterore.
Marredheniet diplomatike u rivendoisen pas perfundimit te luftës, por tashmë në një ambjent krejt tjetër politik ndërkombetar, në kushtet e Luftës së Ftohtë që po konsolidohej  mes dy blloqeve politike. Zhvillimet politike që pasuan luftën e dytë botërore i pozicionuan këto dy vende si anëtare të bllokut lindor sovjetik. Pas njohjes së qeverisë komuniste shqiptare në nentor 1945, në vitin 1949 u hapen legatat në dy kryeqytetet respektive. 5 vite me pas, në vitin 1954, niveli i perfaqesimit diplomatik u ngrit nga Legatë në Ambasadë, duke dëshmuar për një marrëdhënie të konsoliduar ndërmjet dy vendeve.
Pas perplasjes ideologjike me Moskën zyrtare dhe daljes së Shqiperisë nga blloku lindor sovjetik në 1961, marrëdheniet ndërmjet dy vendeve nuk u nderprenë, por niveli i perfaqesimit diplomatik ra në të Ngarkuar me Punë.
Gjithsesi, pushtimi brutal i Çekosllovakisë  nga forcat e Traktatit te Varshavës nën drejtimin e ushtrise sovjetike në 1968 për të shtypur përpjekjet e saj për të dalë nga orbita sovjetike, u dënua fuqishëm nga qeveria shqiptare  e kohës dhe Shqiperia doli zyrtarisht nga kjo aleance politiko-ushtarake.
Me fillimin e ndryshimeve demokratike në Evropën Lindore e Qendrore dhe një frymë të re komunikimi Lindje-Perendim, marrëdhëniet midis dy vendeve u normalizuan ne vitin 1989 dhe niveli i përfaqësimit u ngrit përseri në nivel ambasadori.
Pas shpërbërjes së Republikës Federale Çekosllovake në dhjetor 1992, nderpreu punën edhe ambasada e saj në Tiranë. Nderkohe dy republikat çeke e sllovake kerkuan njohjen e tyre dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Tiranën zyrtare. 
Me 1 janar 1993, shteti shqiptar njohu Republikën Çeke dhe atë Sllovake dhe më 4 janar  deklaroi edhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me të dy shtetet.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ventúrska 277/16,
811 01 Bratislava

Slovak Republic

Tel / Fax

Tel: 004212 638 100 50
Emergency call:
00421 904 801 391

E-MAIL

embassy.bratislava@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00