Articles

Aktivitete të Ambasadës për një vjetorin e sulmit agresiv të Rusisë në Ukrainë

Albanian

Sot në një vjetorin e sulmit agresiv të Rusisë në Ukrainë, Ambasadorja Enkeleda Mërkuri  mbajti një minutë heshtje, si dhe ndezi një qiri në ambientet e Ambasadës së Ukrainës në Bratislavë , në respekt të  qytetarëve ukrainas që humbën jetën në këtë luftë të padrejtë.   Ajo mori pjesë në aktivitetet që Trupit Diplomatik i akredituar në Sllovaki, organizoi në këtë përvjetor të kësaj lufte të dhimbshme.
 

Sot, 1 vit nga agresioni rus në Ukrainë. Ne qëndrojmë përkrah Ukrainës!

Albanian

Ambasada Shqiptare në Bratislavë iu bashkua sot Trupit Diplomatik të akredituar në Sllovaki në një deklaratë të përbashkët, ku dënon fuqishëm agresionin e vazhdueshëm të Rusisë kundrejt Ukrainë me kërkesën për  tërheqje të pakushtëzuar të forcave ruse nga territori i njohur ndërkombëtarisht i Ukrainës!
 
Ukraina duhet të triumfojë, në mënyrë që paqja, liria e demokracia të mbizotërojnë në Evropë! Ne vijojmë të mbështesim Ukrainën!
 
#WeStandWithUkraine
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë

29/06/2022 Madrid, Ministrja Xhaçka takon homologun holandez: Të nisin sa më parë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, Wopke Hoekstra.
Të dy ministrat ndanë të njëjtin mendim për domosdoshmërinë e fillimit sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ministrja Xhaçka theksoi se vetëm në këtë mënyrë do të mund të rikthehet besueshmëria e procesit të integrimit.
Kryediplomatja shqiptare ndodhet në Madrid ku po mbahet samiti NATO-s, si pjesë e delegacionit shqiptar të kryesuar nga kryeministri Edi Rama.

Samiti i NATO-s, Ministrja Xhaçka takon Pekka Haavisto: Mirëpresim marrëveshjen për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancë

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë samitit të NATO-s në Madrid, zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto.
Ministrja Xhaçka shprehu mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Finlandës në NATO.
“E mirëpritur marrëveshja e suksesshme mes Turqisë, Finlandës dhe Suedisë që hap rrugën për anëtarësimin e dy vendeve në aleancë.
Bashkë më të fortë”, u shpreh ajo në rrjetet sociale pas takimit.

Debati i Hapur në KS, Ministrja Xhaçka shpalos çështjet kryesore që do diskutohen

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka dalë me një videomesazh mbi çështjet kryesore që do diskutohen në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit “Mbajtja e premtimeve: Roli i organizatave rajonale në zbatimin e agjendës ‘Gratë, Paqja dhe Siguria’, përballë trazirave politike dhe marrjes së pushtetit me forcë”.
Ministrja Xhaçka theksoi se ky event shenjues i organizuar nga Presidenca Shqiptare vjen si pjesë e angazhimeve të palës tonë, për të mbrojtur dhe avancuar më tej agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria” në Këshillin e Sigurimit.

Takimi i KS për bashkëpunimin OKB-BE, Ministrja Xhaçka: Multilateralizmi, çelësi kryesor për adresimin e krizave me të cilat po përballet bota

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, kryesoi takimin e radhës të Këshillit të Sigurimit me temë “Bashkëpunimi ndërmjet OKB-së dhe organizatave rajonale dhe nënrajonale (BE)”.
Ministrja Xhaçka vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes OKB-së dhe BE, duke e cilësuar atë si thelbësor në adresimin e rritjes dhe kompleksitetit të krizave me të cilat përballet paqja dhe siguria ndërkombëtare.

“Gratë, Paqja dhe Siguria”, Shqipëria bën bashkë në Këshillin e Sigurimit BE – OSBE- OKB

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, kryesoi debatin e nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit mbi agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria”, ku morën pjesë përfaqësues të lartë të OKB, UN WOMEN, OSBE, BE etj.
Xhaçka theksoi se ngjarjet e fundit nëpër botë kanë ndikuar në mënyrë drastike në perspektivat për organizatat e grave, duke çuar edhe në ndërprerjen e angazhimeve konkrete për këtë agjendë.

Shqipëria merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB, Kryeministri Rama dhe Ministrja Xhaçka nisen drejt SHBA-ve

Albanian

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka nisen sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Presidencës së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB (1 qershor – 30 qershor 2022).

Shqipëria merr për herë të parë Presidencën e Këshillit të Sigurimit, Ambasadori Hoxha prezanton planin e punës

Albanian

Shqipëria ka marrë sot për herë të parë në historinë e saj Presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Në konferencën për shtyp kushtuar fillimit të Presidencës Shqiptare të KS, Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, prezantoi programin e punës për muajin qershor.

Debati i hapur në KS, Ministrja Xhaçka: Konfliktet, shkaku kryesor i pasigurisë ushqimore, të veprojmë për ndalimin e tyre

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në debatin e hapur në Këshillin e Sigurimit të OKB, mbi “Konfliktin e Sigurisë Ushqimore dhe Urinë”.
Ministrja Xhaçka u shpreh se konflikti mbetet shtytësi kryesor që çon drejt pasigurisë ushqimore, teksa nënvizoi se agresioni rus ndaj Ukrainës po e përkeqëson më tej këtë situatë.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ventúrska 277/16,
811 01 Bratislava

Slovak Republic

Tel / Fax

Tel: 004212 638 100 50
Emergency call:
00421 904 801 391

E-MAIL

embassy.bratislava@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00