Articles

Hap punimet, Knferenca e Ambasadoreve

Albanian

Konferenca e Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë është platforma më e lartë e diskutimit për politikën e jashtme, ku përfaqësuesit tanë në botë takohen dhe ndajnë pikëpamje me autoritetet më të larta te vendit, të cilët ndikojnë në hartimin dhe orientimin e politikës sonë të jashtme.

Në këtë aktivitet do të jenë të ftuar rreth 350 pjesëmarrës, ndër të cilët ministra, parlamentarë, vendimmarrës evropianë edhe studiues shqiptarë e të huaj nga BE-ja, SHBA-ja, Rusia, Turqia, rajoni etj.

MPJ Bushati pret homologun e tij Gjerman Steinmeier

Albanian

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati priti në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, i cili po zhvillon një vizitë në Tiranë. Palët rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, si dhe vullnetin e përbashkët për t’i intensifikuar edhe më tepër ato në të gjitha fushat e bashkëpunimit. Dy Ministrat u ndalën në rëndësinë e miratimit të reformës në drejtësi, zhvillimet më të fundit në rajon, sfidat e sigurisë si dhe rrugëtimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Paraqitja e Kredencialeve nga Ambasadorja e RSH-së znj. Enkeleda Merkuri

Albanian

Në datën 8 qershor 2016, znj. Enkeleda Mërkuri, i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit të Sllovakisë, SH.T.Z. Andrej Kiska. Mbas paraqitjes se letrave kredenciale, z. Kiska dhe znj. Mërkuri u takuan dhe biseduan për çëshje të ndryshme dypalëshe, duke vënë në dukje nivelin e lartë të dialogut politik mes dy qeverive dhe vendeve tona.

Kryeministri Rama në prezantimin e nismës #ColoursofAlbania- Ngjyrat e Shqipërisë:

Albanian

Fjala e kryeministrit Edi Rama në prezantimin e nismës #ColoursofAlbania- Ngjyrat e Shqipërisë:

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati priti në takim Ministrin e Jashtem të Polonisë, Witold Waszczykowski

Albanian

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë Ditmir Bushati priti në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë Witold Waszczykowski, i cili po zhvillon një vizitë në Shqipëri.

Palët konfirmuan edhe një herë marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Polonisë, si dhe vullnetin e përbashkët për t’i forcuar edhe më tepër ato, duke u ndalur kryesisht në bashkëpunimin ekonomik.

Ministri Bushati takon homogun grek Kotzias

Albanian

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati priti në nje takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë Nikolaos Kotzias, i cili po zhvillon një vizitë dy ditore në Tiranë.

Vizita e Ministrit Kotzias vjen në vazhdën e procesit të nisur të intensifikimit dhe thellimit të dialogut dhe kontakteve të krerëve të diplomacisë të të dy vendeve, në funksion të rritjes së besimit, thellimit të bashkëpunimit dhe eksplorimit të mundësive për gjetjen e zgjidhjeve mbi një sërë çështjesh dypalëshe ende të pa adresuara mes palëve.

Starton ‪"CouloursofAlbania‬‬"

Albanian

#ColoursofAlbania‬, mundësia për të gjithë, shqiptarë e të huaj, të tregojnë bukuritë e Shqipërisë nëpërmjet fotografisë.

Nga sot, publikoni fotografitë në profilin tuaj në ‪#‎Instagram‬‬ me ‪#‎CouloursofAlbania‬‬. Mos harroni, bëni TAG profilin e @ColoursofAlbania, si dhe “Check in” të vendit ku është shkrepur fotografia; Gjithashtu, mund t'i vendosni #ColoursofAlbania edhe fotografive që keni publikuar më parë.

Suksese!

Dëgjesë Publike për Diasporën

Albanian

Nën kujdesin e veçantë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Sektori i Diasporës në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) po zbaton projektin “Shfrytëzimi i ndikimit pozitiv të migracionit shqiptar për zhvillimin e Shqipërisë”, financuar nga Fondi i Zhvillimit i IOM.Projekti ka si objektiv të përgjithshëm mbështetjen e përpjekjeve të qeverisë shqiptare në procesin e angazhimit të komuniteteve shqiptare jashtë vendit për të kontribuar në zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe politik të vendit.Një nga rezultatet më të rëndësishme të Projektit është hartimi i një dokumenti p

Colours of Albania

Albanian

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë do të lançojë edicionin e dytë të nismës ”Colours of Albania”. “Colours of Albania” është një projekt, i cili këtë vit mbështetet nga kompania celulare “Telekom Albania” dhe do të prezantohet në datën 8 qershor 2016 në prani të Kryeministrit të Shqipërisë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Punëve të Jashtme.

C`farë është “Colours of Albania”!?

Ambasadorja e RSH-se takon Minsitrin Lajçak

Albanian

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Sllovakisë Miroslav Lajçak, priti në një takim Ambasadoren e re te RSH-së, e cila paraqiti kopjet e letrave kredenciale në Bratislavë. Temat e diskutimit në këtë takim përfshinë marrëdhëniet dypalëshe, integrimin evropian të Shqipërisë, Presidencën sllovake të BE-së dhe bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ventúrska 277/16,
811 01 Bratislava

Slovak Republic

Tel / Fax

Tel: 004212 638 100 50
Emergency call:
00421 904 801 391

E-MAIL

embassy.bratislava@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00