Ministrja e Punëve të Jashtme, Znj. Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në format të Ministrave të Punëve të Jashtme, takim ky i cili po zhvillohet në Riga, Letoni, me pjesëmarrjen e Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken dhe Sekretarit të Përgjithshem të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Në ndërhyrjen e saj, Ministrja për Evropën dhe Punëve të Jashtme, Znj. Olta Xhaçka nënvizoi rëndësinë e veçantë të integrimit të plotë Euroatlantik.