Biznes në Shqipëri?! Pse Jo.... (Informacion me interes i shperndare ne bllogje sllovake)

Vogue, Forbes dhe media të tjera ndërkombëtare etiketuan Shqipërinë si një vend të veçantë për turizëm për vitin 2017. Shqipëria në vitet e fundit e tërheq vëmendjen e jo vetëm të pushuesëve dhe turistëve por edhe të shumë investitorëve globalë. Ekonomia e Shqipërisë ka pësuar një periudhë të plotë transformimi.

Jana Fintova vendosi për të nisur investimet e saj te para pikërisht në në Shqipëri, ose siç quhet ndryshe në vendin e Shqiponjave.
Jana thekson se “Në Sllovaki, ne jemi mësuar tashmë me programe të ndryshme të nisjes së një biznesi, ku pjesa me e madhe celeet nëpërmjet granteve. Në Shqipëri, klima e Biznesit është zhvilluar me shumë shpejtësi. Evente të ndryshme javore në ndihmë të klimës së biznesit është një ndihmesë e madhe për investitoret e huaj. Një plus i madh për Shqipërinë është popullata e re. Kryeqyteti i Tiranës ka një numër të madh të universiteteve, dhe të rinjtë në Tiranë zakonisht flasin rrjedhshëm italisht dhe anglisht”.

Katalizatori i produktivitetit në Shqipëri janë biznese të vogla të përbëra nga 1-4 të punësuarëve në bazë të parimit të familjes dhe duke operuar kryesisht në industrinë e shitjes me pakicë, e ushqimit dhe hotelieri. Deri në 52% të ndërmarrjeve aktive janë të përqendruara në Tiranë dhe Fier dhe 25.7% të të gjitha ndërmarrjeve janë në pronësi të grave. Megjithatë, fuqia blerëse është në 3 milion banorë relativisht e ulët dhe zvogëlohet me shpejtësi jashtë kryeqytetit Tiranë.

Megjithatë, lajmi i mirë është se kostoja e fillimit të një biznesi në Shqipëri është shumë e ulët dhe në thelb regjistrimi i kompanisë në One-Stop-Shop Qendrën e Regjistrimit të Biznesit (QKR) kushton 1 euro. Një tjetër plus është se ju duhet vetëm një ditë për hapje të biznesit.

Por cilat janë disa nga të ashtuquajturat "Success Stories" e bizneseve në Shqipëri?

“Baboon”
Platformë online për shpërndarjen e ushqimit në Tiranë, e cila lejon përdoruesit për të porositur ushqim nga restorantet më të mira në qytet, përmes aplikacionit në celularë dhe faqes së internetit të saj. Kompania është në fazën e zgjerimit në pjesë të tjera të Shqipërisë.

Gjirafa
Portal kërkuës shqipëtar në internet duke ofruar informacion aktual. Përdoruesit kanë në dispozicion më shumë se 17O milion faqe të internetit në gjuhën shqipe.

http://balbania.weebly.com/startup

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ventúrska 277/16,
811 01 Bratislava

Slovak Republic

Tel / Fax

Tel: 004212 638 100 50
Emergency call:
00421 904 801 391

E-MAIL

embassy.bratislava@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00