Cakaj me Ministrat e Jashtëm të BE: Dinamikë e re politike për hapjen e negociatave

Më 11/12/2019 Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj mori pjesë në mëngjesin e punës në Bruksel me pjesëmarrjen e të gjithë Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian.
Takimi u fokusua kryesisht në hapat që duhet të ndërmerren për të mundësuar çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Gjatë takimit, Kryediplomati Cakaj ka nënvizuar faktin se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet teknike për të filluar bisedimet për anëtarësim në BE dhe ka theksuar rëndësinë madhore të perspektivës evropiane për të ndihmuar tutje procesin e demokratizimit dhe stabilizimit të Ballkanit Perëndimor.
Nëpërmjet një postimi në facebook, Ministri në Detyrë Cakaj është shprehur “Menjëherë pas miratimit të metodologjisë së re për negocim, pritet të fillojë një dinamikë e re politike në funksion të hapjes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut“.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ventúrska 277/16,
811 01 Bratislava

Slovak Republic

Tel / Fax

Tel: 004212 638 100 50
Emergency call:
00421 904 801 391

E-MAIL

embassy.bratislava@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00