Cel sot siparin Samiti i Diaspores, ne Tirane

Lëvizjet e shqiptarëve nga vendlindja e tyre në kohëra e periudha të ndryshme, si dhe rritja e pakrahasueshme e mobilitetit gjatë dy dekadave të fundit e ka bërë të pamundur deri më tani vlerësimin e numrit të saktë të shqiptarëve në botë si edhe shkallën e organizimit të tyre në nivel lokaliteti apo vendi.

Ndër vite, komunitetet shqiptare në botë, të organizuara në forma e struktura të ndryshme si shoqata, klube, organizata e forume kanë luajtur e vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në jetën komunitare, në nxitjen dhe mbrojtjen e interesave të anëtarëve, si dhe në ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit të tyre kombëtar. Duke u pasuruar gradualisht, kjo faqe do të synojë krijimin e një harte të saktë e të detajuar të organizimit shoqëror të diasporës shqiptare në botë.

Në këtë kuadër, hap sot siparin në Tiranë, Samiti i pare i diaspores. Samiti është një aktivitet madhor që organizohet për herë të parë nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Z. Edi Rama në datat 18-20 nëntor 2016 në Tiranë. Samiti do të mbledhë individë të shquar nga fusha të ndryshme, drejtues apo përfaqësues të organizatave të ndryshme në diasporë si edhe anëtarë të saj nga të gjitha vendet e botës. Samiti do të jetë kuvendi i parë gjithëshqiptar për të analizuar, së bashku me autoritetet si dhe aktorë të tjerë të vendit, të gjitha mundësitë për vendosjen e një bashkëpunimi të njëmendtë mes atdheut dhe diasporës shqiptare në botë.

Samiti do të jetë një aktivitet jopolitik bazuar në parimin gjithëpërfshirës, me dëshirën për të vendosur një urë komunikimi gjithnjë të dëshiruar por të munguar dhe për të krijuar një mekanizëm komunikimi, bashkëpunimi dhe ndërveprimi të qëndrueshëm mes atdheut dhe bashkëkombësve jashtë vendit.

Në samit mund të marrë pjesë çdo anëtar i diasporës shqiptare, pavarësisht origjinës. Për më shumë detaje lidhur me regjistrimin të konsultohet rubrika për regjistrimin e pjesëmarrjes. Të gjithë pjesëmarrësit do të jenë pjesë e diskutimit të njëmendtë për të vendosur një kuadër bashkëpunimi sa më konkret, për të ndërtuar së bashku mekanizma të qëndrueshëm dhe për të realizuar atë që ka munguar deri sot, një ndërveprim real mes atdheut dhe diasporës. Për këtë, çdo mendim, ide, propozim, sugjerim apo projekt sado i vogël apo modest që mund të duket, ka vlerë. Në mënyrë të veçantë do të rekomandohej pjesëmarrje aktive gjatë diskutimeve në panele.

Dita e tretë e samitit u kushtohet pikërisht këtyre aktiviteteve të ndara në dy grupe të mëdha: vizita me karakter kulturor (Tiranë, Durrës, Krujë, Elbasan, Shkodër, Berat) si dhe takime profesionale sipas fushave. Për të mundësuar një organizim sa më funksional, duhet specifikuar e detajuar kërkesa në fushën individuale të pjesëmarrësit. Pjesëmarrësve do t’ju dërgohet një dokument i veçantë ku mund të parashtrojnë interesin e tyre.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ventúrska 277/16,
811 01 Bratislava

Slovak Republic

Tel / Fax

Tel: 004212 638 100 50
Emergency call:
00421 904 801 391

E-MAIL

embassy.bratislava@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00