Dëgjesë Publike për Diasporën

Nën kujdesin e veçantë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Sektori i Diasporës në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) po zbaton projektin “Shfrytëzimi i ndikimit pozitiv të migracionit shqiptar për zhvillimin e Shqipërisë”, financuar nga Fondi i Zhvillimit i IOM.Projekti ka si objektiv të përgjithshëm mbështetjen e përpjekjeve të qeverisë shqiptare në procesin e angazhimit të komuniteteve shqiptare jashtë vendit për të kontribuar në zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe politik të vendit.Një nga rezultatet më të rëndësishme të Projektit është hartimi i një dokumenti politik dhe plan veprimi në funksion të strukturimit të angazhimit të komuniteteve shqiptare jashtë vendit në zhvillimin ekonomik, shoqëror e politik të Shqipërisë.

Dokumenti mendohet të orientohet në drejtimet e mëposhtme:

1Diaspora dhe angazhimi i të rinjve
2.Diaspora dhe kultura/ turizmi
3.Roli i Diaporës në rritjen e Investimeve
4.Transferimi i aftësive të Diasporës
5.Shkëmbimet Studentore / Rrjeti i Universiteteve
6.Diaspora dhe inovacioni
7.Përfshirja e Diasporës në jeten shoqerore, ekonomike dhe politike
8.Diaspora dhe Marketingu/ Komunikimi
9.Diaspora dhe aspektet gjinore
10.Rrjetet e specialistëve në Diasporë (p.sh. mjekët, arkitektët, etj)
11.Filantropia e Diasporës

Dokumenti është në fazën paraprake të hartimit të tij, me kontributin e të gjithë aktorëve të përfshirë. Në funksion të hartimit të një dokumenti i cili të përfshijë mendimin e të gjithë aktorëve të interesuar, ju ftojmë të kontribuoni me mendimin tuaj në lidhje me nisma të angazhimit të komuniteteve shqiptare jashtë vendit në fushat e mësipërme dhe me aspekte të tjera që mund të përfshihen në këtë dokument të rëndësishëm në adresën email diaspora@mfa.gov.al

Data e përfundimit të tërheqjes së sugjerimeve e mendimeve është deri më datë 20 maj 2016

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ventúrska 277/16,
811 01 Bratislava

Slovak Republic

Tel / Fax

Tel: 004212 638 100 50
Emergency call:
00421 904 801 391

E-MAIL

embassy.bratislava@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00