Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagon pas deklaratave të bëra sot nga Ministri i Jashtëm Rus Sergei Lavrorv. Më poshtë deklarata e plotë e MEPJ:
“MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TASS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë. Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federates Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit.”