
Duke parë interesin e madh që sipermarrjet e huaja kanë treguar për të marrë pjesë në eventin “Tirana Business Matching” i cili do të zhvillohej në datat 28-29 Shtator 2017, si dhe me propozim të partnerëve institucional për të siguruar një përfshirje sa më të gjerë, ju njoftojmë se ky event të mbahet në datat 26-27 Tetor 2017. Jemi të sigurt që ky ndryshim do ti jape mundësi të gjithë sipërmarrjeve të interesuara sllovake që të planifikojne pjesëmarrjen e tyre, me qëllim që gjatë eventit të konkretizojne idetë e tyre të biznesit duke gjetur mundësitë dhe partnerët e duhur.
Ftojmë edhe një herë tjetër të gjithe sipërmarrësit sllovakë të cilat janë të interesuar të marrin pjesw në eventin e sipërcituar të dërgojnë kerkesat e tyre ne adresen elektronike embassy.bratislava@mfa.gov.al. Shpenzimet mbulohen nga ana e organizatorëve. Programi dy ditor ofron mundësitë e potencialeve të bisnesit në fushat e infrastrukturës, Turizmit, Bujqësia dhe agrobiznesi, Inovacioni & teknologjia; Energjia dhe tregjet financiare. Gjithashtu pwr mw shumw informacion dhe per regjistrimin online mund të klikoni linkun https://www.b2match.eu/tiranabusinessmatching2017.