Konferenca e Përgjithshme e UNESCO, Xhaçka: Përfshirja e Kosovës, domosdoshmëri për një bashkëpunim rajonal më efikas

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në sesionin e 41-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO, i cili përkoi me 75-vjetorin e krijimit të kësaj organizate.
Ministrja Xhaçka vlerësoi kontributin që Shqipëria jep në sistemin e OKB-së, teksa konfirmoi se vendi ynë mbështet reformat e ndërmarra nga UNESCO, për modernizimin dhe transformimin strategjik të saj. 
Ministrja Xhaçka solli edhe një herë në vëmendjen e të gjithë vendeve anëtare të organizatës, çështjen e anëtarësimit të Kosovës, mbështetur në parimin e gjithëpërfshirjes. 
“Përfshirja e Kosovës, jo vetëm që do të ishte gjëja e duhur, por është një domosdoshmëri nëse më të vërtetë prioritet është adresimi i pretendimeve të përsëritura lidhur me ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike në Kosovë. Sepse e vërteta është që nuk ka mënyrë më të mirë dhe efikase për t’u marrë me ruajtjen e trashëgimisë kulturore, sesa përpjekjet e përbashkëta kombëtare dhe ndërkombëtare. Prandaj unë sinqerisht shpresoj që arsyeja do të prevalojë dhe Kosova do të jetë e mirëpritur këtu, në mënyrë që qytetarët e saj, shqiptarët, serbët, dhe të tjerët, t’i bashkohen këtij komuniteti të madh dhe të punojnë së bashku me shtetet e tjera në promovimin e parimeve dhe vlerave që na bashkojnë të gjithëve”, u shpreh ministrja Xhaçka në fjalën e saj. 
Duke përshëndetur dhe uruar organizatën në këtë përvjetor, Ministrja Xhaçka, shprehu sigurinë për vijimësinë e rolit unik dhe kontributit të organizatës, në adresimin e sfidave globale.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ventúrska 277/16,
811 01 Bratislava

Slovak Republic

Tel / Fax

Tel: 004212 638 100 50
Emergency call:
00421 904 801 391

E-MAIL

embassy.bratislava@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00