KREMTOHET NË BRATISLAVË SHENJTËRIMI I NËNË TEREZËS
Ambasadorja e RSH në Sllovaki, znj Enkeleda Merkuri dhe Kryepeshkopi i Bratislaves, Hirësia e tij Stanislav Zvolenski, organizuan në fundjavë, një ceremoni kremtimi prekëse dhe emocionuese, me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës, në Katedralen qendrore e më të vjetër të kryeqytetit sllovak, Shën Martinit, e njohur edhe si Katedralja e Kurorëzimit.
Eventi mblodhi së bashku përfaqësues nga institucione zyrtare në vend, përfaqësues të parlamentit sllovak, ambasadorë dhe diplomatë të akredituar në Sllovaki, përfaqësues të mediave, shoqërisë civile e biznesit, shqiptarë me banim në Sllovaki e nga rrethinat austriake me Bratislavën, miq të Shqipërisë si dhe shumë qytetarë sllovakë gjithashtu.