Ministrja Xhaçka: Gjatë 2021, ridimensionuam politikën e jashtme dhe imazhin e Shqipërisë në botë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, në pritjen tradicionale të fundvitit me Trupin Diplomatik, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama,  theksoi se 2021 ishte një vit shumë i mirë për diplomacinë shqiptare. 
"Ne shkojmë në KS me një agjendë prioritetesh ambicioze që pasqyrojnë eksperiencën tonë historike, por edhe vlerat ku ne besojmë e mbi të cilat po ndërtojmë Shqipërinë moderne e evropiane. Lajmi i mirë është që sot, perspektiva evropiane e Shqipërisë gëzon mbështetjen unanime të Bashkimit Evropian dhe të gjithë vendeve anëtare", u shpreh ministrja në fjalën e saj. 
Sipas kryediplomates shqiptare, gjatë 2021 Shqipëria pati mundësinë për t’i treguar botës se çfarë përfaqëson, qoftë sa i përket vlerave e traditave, apo marrjes së përgjegjësive. 
"Sot, në Shqipëri janë strehuar disa mijëra qytetarë afganë. Mënyra sesi e kanë pritur qytetarët shqiptarë këtë vendim, e mënyra sesi kanë rendur të ofrojnë ndihmë e mbështetje, tregon më së miri që mbrojtja e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore apo e shqiptarëve të Kosovës gjatë gjenocidit të Serbisë së Miloshevicit, nuk ishin aksidente historike, por realiteti i asaj që përfaqëson ky komb", deklaroi ministrja.

 

 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ventúrska 277/16,
811 01 Bratislava

Slovak Republic

Tel / Fax

Tel: 004212 638 100 50
Emergency call:
00421 904 801 391

E-MAIL

embassy.bratislava@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00