
Në datën 8 qershor 2016, znj. Enkeleda Mërkuri, i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit të Sllovakisë, SH.T.Z. Andrej Kiska. Mbas paraqitjes se letrave kredenciale, z. Kiska dhe znj. Mërkuri u takuan dhe biseduan për çëshje të ndryshme dypalëshe, duke vënë në dukje nivelin e lartë të dialogut politik mes dy qeverive dhe vendeve tona.
Gjatë takimit biseda u fokusua më gjatë në mundësitë e të dy vendeve për të zgjeruar më tej kuadrin legal të bashkëpunimit ekonomik, në funksion të thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe të rritjes së shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve tona, duke i dhënë përparësi fushave me interes të ndërsjellët si turizmit, energjisë, infrastrukturës e bujqësisë.