KM i Shqiperise, Edi Rama mori pjese ne Samitin 3 ditor i cili u zhvillua ne Tirane. gjate fjales se tij pershendetese KM Rama shprehu kenaqeine e pjesmarrjes se tij ne kete Samit dhe theksoi se duke parë ecurinë e gjithë paneleve të organizuara dhe interesimin e jashtëzakonshëm që ka pasur prej jush, për secilin nga panelet. Me bindjen që mungesa e gjatë e një komunikimi nga afër, nuk mund të shterohet as në një samit dy ditor dhe aq më pak në një bashkëbisedim si ky, sidoqoftë do përpiqem që t’i jap përgjigje sa më shumë shprehjeve të interesimit tuaj. Kryeministri Rama njekohesisht u eshte pergjigjur edhe pyetjeve te ndryshme te te pranishmeve, lidhur me ceshtje te ndryshme te diaspores shqiptare ne bote.
Lidhur me shkollimin e shqiptareve ne bote Kryeminsitri theksoi se "Ne jemi shumë të vetëdijshëm për dëshirën e zjarrtë të prindërve që fëmijëve të lindur në diasporë t’ju përcjellin gjuhën amtare, jo vetëm nëpërmjet komunikimit në familje, por edhe nëpërmjet krijimit të një mundësie për të marrë mësime të rregullta. Kemi bërë çdo përpjekje, do vazhdojmë të bëjmë çdo përpjekje që të mbështesim të gjitha nismat e admirueshme të vetë komuniteteve për të ndërtuar programe mësimore dhe struktura që japin mësimin e gjuhës shqipe. Tani me reformën e Radiotelevizionit Shqiptar, një program i veçantë dhe i zgjeruar do t’i kushtohet tërësisht mësimit të gjuhës shqipe, në mënyrë që kush nuk e ka mundësinë ta çojë fëmijën në një program pranë zonës ku banon, të mund ta bëjë këtë gjë duke shfrytëzuar kanalin e Radiotelevizionit Publik shqiptar".
Lidhur me te drejten e votimit te shqiptareve qe jetojne jashte vendit KM Rama nenvizoi se E vërteta është që e drejta për të votuar e të gjithë atyre që jetojnë jashtë atdheut është një nga të drejtat më themelore, faktikisht të shkelura për 20 e kusur vite, në mënyrën më të paarsyetueshme dhe është një nga qëllimet që ne i kemi vënë vetes të realizojmë, por duhet pasur parasysh se për të realizuar votimin në distancë nuk mjafton vetëm dëshira, por duhet të garantohet një infrastrukture e cila të jetë e qëndrueshme, funksionale dhe te jetë transparente. Kini parasysh se ne nuk kemi trashëguar absolutisht asnjë bazë të dhënash për shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut. Ajo që ne kemi bërë në funksion të realizimit të këtij qëllimi është që jemi angazhuar në një program të ri, i cili quhet “Popullimi” dhe është një program që tanimë është në rrugën e zbatimit për të mundësuar regjistrimin e të gjithë shqiptarëve jashtë atdheut. Nuk është e lehtë, pasi siç e thashë na mungon çdolloj infrastrukture bazë në këtë drejtim.
E vumë re edhe për organizmin e këtij samiti sesa e vështirë ka qënë që të identifikojmë ashtu siç duhet të gjitha burimet e shqiptarisë në gjithë diasporat, që të kemi një adresar të saktë për t’ju drejtuar këtyre burimeve dhe me siguri kemi bërë plot gabime në këtë proces për arsye të kësaj mangësie. Ne jemi shumë besimplotë që nëse ky program do të ecë ashtu siç e kemi parashikuar, zgjedhjet e ardhshme do të jenë të fundit ku shqiptarët jashtë atdheut nuk do kenë mundësi të votojnë në distancë.
Per sa i perket rezultateve te ketij Samiti KM Rama theksoi se rezultati është ky që kam para syve dhe është rezultat fantastik. Për më tutje, ajo që ne urojmë dhe shpresojmë është që nga ky kontakt të krijojmë një kontakt të vazhdueshëm dhe ta zgjerojmë këtë kontakt me shumë të tjerë, duke shfrytëzuar teknologjinë dixhitale, të krijojmë rrjete të mirëfillta komunikimi mes qeverisë dhe diasporës sipas sektorëve, të përfshijmë sa më shumë njerëz të interesuar, por edhe me kapacitete dhe natyrisht dëshirë që t’i vëmë këto kapacitete në mbështetje të Shqipërisë, në një proces të vazhdueshëm ndërveprimi në këto rrjete sepse fatmirësisht jetojmë në një botë ku nuk është nevoja që të shihemi fizikisht përditë për të mundur që sëbashku të diskutojmë ide, të diskutojmë projekte, të bëjmë plane dhe të shtyjmë për realizimin e tyre. Pra, nëse më pyesni çfarë do të dëshiroja unë të shikoja pas 2 vjetësh, si mishërim konkret i rezultatit të kësaj nisme të parë, do të ishte një hartë e tërë e sektorëve të jetës shqiptare këtu në Shqipëri dhe në diasporë e populluar me njerëz të pranishëm dhe kontribuues përmes teknologjisë dixhitale. Një hartë ku, nëse do të dëshiroje të dije se cili është mendimi më i avancuar lidhur me një teme që lidhet me një sektor do të mjaftonte një “klik” për të hyrë dhe për të gjetur aty brenda një komunitet të tërë që ndërvepron dhe në të njëjtën kohë për çdo sektor me një sekretari të qeverisë të Shqipërisë, e cila përpunon këtë produkt dhe i vë në dispozicion qeverisë shqiptare rezultate konkrete, rekomandime konkrete, raporte konkrete të një procesi ku është diskutuar për një çështje të caktuar, në një sektor të caktuar.
Kryeministri Rama u fokusua edhe ne ceshtjen e muzeut nderfetar ku theksoi se jemi shumë të vendosur që ta çojmë përpara dhe ta realizojmë. Natyrisht ka një det të tërë nga e thëna në të bërë siç thotë populli jonë dhe ndërkohë unë mund t’ju them se kjo është qeveria që ka rindërtuar apo ndërtuar më shumë hapësira muzeale kulturore dhe sociale sesa të gjitha qeveritë të marra sëbashku, në 20 e ca vite. Por nga ana tjetër, edhe mundësitë tona financiare nuk janë të pakufizuara. Kështu që patjetër që muzeu i tolerancës është një projekt që ka prioritet. Kemi disa hapa të bëra, por duhet të bëjmë edhe disa hapa të tjerë për ta kthyer edhe këtë ide në realitet.
Per sa i perket fondir të veçantë për zhvillimin e dialogut me diasporën KM Rama thesoi se nee besojmë që nuk janë lekët që i prodhojnë idetë, por janë idetë që prodhojnë lekët. Kështu që si fillim kjo është një ide, e cila mund të konsiderohet e suksesshme gjithmonë si fillim sepse më thënë të drejtën nuk është se nuk e kemi pasur frikën se do të dështonim në këtë organizim, pasi me të drejtë njerëzit që jetojnë jashtë atdheut prej shumë vitesh kanë zhgënjimet e tyre, por kanë edhe halle dhe probleme të natyrshme në jetën e tyre dhe nuk është se gjatë këtyre 25 kanë pasur arsye të forta të besojnë se një qeveri në Shqipëri mund ta ketë seriozisht çështjen e afrimit dhe të krijimit të një platforme ndërveprimi me ta.
Faktikisht kemi vendosur, le të themi, gurin e parë kilometrik, por nuk e kemi bërë kilometrin e parë. Shpresoj shumë që ne të jemi në gjendje ta mbajmë gjallë këtë proces dhe të jemi në gjendje që ju që jeni këtu, por me shpresë, përmes fjalëve të mira që ju do përcillni atje, por edhe përmes të tjerëve që nuk kanë mundur të vijnë, ose kanë thënë përse të shkoj se është histori kot, etj., të mund të krijojmë një platformë të gjallë ndërveprimi. E pastaj, me siguri, edhe paratë do gjenden për të bërë gjërat që do të na duken bashkërisht të arsyeshme dhe të nevojshme që të bëhen. Unë asnjëherë nuk e kam frikë mungesën e parave, nëse ka një ide të fortë, nëse ka një projekt fitues dhe nëse ka njerëz që kanë vullnetin për ta realizuar projektin.
Lidhur me Idene e krijimit te Minsitrise se Diaspores KM Rama theksoi se ideja është që ne të dëgjojmë sa më shumë prej jush dhe të përpunojmë patjetër konkluzione që do t’i ndajmë bashkërisht dhe patjetër që qëllimi është që ky Samit të jetë vetëm fillimi i një procesi komunikimi dhe ndërveprimi që duhet ngritur mes shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe vendit amë, qeverisë, institucioneve, shoqërisë këtu. Është një çështje që duhet ta zgjidhim sëbashku. Mos mendoni se ministria e diasporës është instrumenti magjik që zgjidh problemin. Kjo nuk është çështje ministrie, kjo është çështje që i gjithë shteti duhet të jetë i vëmendshëm për njerëzit që ka jashtë kufijve të vet dhe të gjitha strukturat e shtetit duhet të kenë një element përbërës të tyre që të merret me njerëzit që janë jashtë vendit. Për shembull ministria e arsimit për çka ka të bëjë me arsimin jashtë; ministria e shëndetësisë për çka ka të bëjë me njerëzit e përgatitur që janë sot jashtë dhe që kontribuojnë në struktura nga më ekselente të shëndetësisë nëpër botë; ministria e bujqësisë po ashtu, me burimet njerëzorë që janë jashtë, por edhe për të kuptuar se çfarë mund të bëjë, si mund t’i mbështesë ata që kthehen.
Në atë studimin që unë përmenda është shume e qartë që një pjesë e konsiderueshme e atij krahu pune që iu kthye Shqipërisë pas krizës greke shkoi në bujqësi duke bërë investime dhe duke i çuar në një stad tjetër fermat e prindërve. Pra, na takon ne sëbashku që të gjejmë rrugën më të mirë sesi ta bëjmë këtë ndërveprim konstant dhe jo thjeshtë mbas kësaj u pamë, u çmallëm, mirupafshim dhe kur të kujtohet tani ndonjë qeveri tjetër të bëjë ndonjë mbledhje tjetër. Po ashtu, vetë Samiti është një nismë e jona, por mendoj që duhet bërë një institucion më vete, ku qeveria të ketë pjesën e vet, të japi mbështetjen financiare për ta organizuar, po ku administrimin e samitit ta ketë një bord, ku në shumicë të jenë të zgjedhurit e diasporës dhe ku qeveria të jetë le të themi një nga aksionerët e samitit dhe jo që po deshi një qeveri e bën, po nuk deshi një qeveri nuk e bën.
Ne perfundim KM Rama nenvizoi se Edhe një fjalë në fund që ka ende të tjerë që duan të bëjnë pyetje. Ne do të lëmë të hapur website-n e Samitit dhe ju tani duhet ta ndjeni veten aksionerët e parë të kësaj iniciative dhe duhet të bëni çmos që ta mbajmë të gjallë, në radhë të parë duke qënë aktivë ju vetë dhe pastaj duke përshirë dhe të tjerë. Për të gjitha pyetjet, për të gjitha shqetësimet e ngritura nga ju në website, në mënyrë periodikë, çdo javë, në një ditë dhe në një orë të caktuar, Ministria e Jashtme apo Zyra e Kryeministrit do t’ju japë përgjigje.