Shërbime të Ambasadës

Shërbime Ambasadës

Për shërbimet konsullore përfaqësinë diplomatike Republikës Shqipërisë Bratislavë, lutemi mbani parasysh:

gjitha veprimet konsullore Ambasada kryhen nëpërmjet shërbimit postar. Për këtë, bashku me dokumentacionin do postohet, duhet gjithashtu përfshini dhe një zarf bosh me pullë dhe adresën e dërguesit. Kjo do mundësojë kthimin e dokumenteve tek i interesuari, nëse aplikimi do kthehet për plotësim.

Përjashtohen nga ky rregull shërbimet, për cilat, aktet normative fuqi kërkojnë paraqitjen fizike vetë personit interesuar:

- Lejet e kalimit

- Prokurat

- Aplikimet për vizë

- Përgatitja e dosjes me dokumente të shtetësisë

Shtetasit, të cilët kërkojnë një shërbim të caktuar konsullor, duhet të paraqesin të gjitha dokumentet që kërkohen për atë veprim. Atyre duhet u bashkëlidhet lista e dokumenteve të përcjella së bashku me mandat pagesën  për shërbimin e kërkuar.

Pagesat për të gjitha shërbimet  konsullore, pa asnjë përjashtim   do të kryhen vetëm nëpërmjet sistemit bankar.

Në bazë të ligjit 8977, dt. 12.12.2002, Për sistemin e taksave në RSH”, tarifat për shërbimet konsullore janë si më poshtë:

Tarifat për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit:

  1. Lejekalimi lëshuar nga përfaqësitë ......... 30 Euro

II. Tarifat për lëshimin dhe përpilimin e akteve të tjera noteriale dhe përkthimin e dokumenteve nga përfaqësitë .

  1. Përpilimi i deklaratave, autorizimeve, testamenteve, garancive dhe prokurave të posaçme…........20 Euro/faqe.
  2. Vërtetimi i dublikatave dhe kopjeve ............................................................................... 20 Euro/faqe.

Pagesat kryhen në monedhën EURO, në llogarinë bankare të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sllovaki:

VUB BANKA

Llog. Bankare no.  2852704656

Kodi I bankës no.  0200

 

Informacion të detajuar për shërbimet e tjera konsullore shikoni në:

http://www.punetejashtme.gov.al/al/sherbime/sherbime-per-shqiptaret

 

Mbi marrjen ose lënien e shtetësisë shqiptare:

Personi që ka marrë premtimin e autoritetit përkatës nga shteti pritës për fitimin e shtetësisë tjetër, aplikon për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare.

Në këtë rast, Ambasada ndihmon shtetasit me konsulencë në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm, si dhe për procedurat që duhet të ndiqen për përkthimin dhe legalizimin e tyre, etj.

Për informacion më të gjerë dhe njohje mbi kuadrin ligjor në këtë rast,  shikoni në:

http://www.president.al/shqip/rubrika.asp?r=Dekrete/Shtetesi

 

Në vëmëndje:

Në bazë të Konventës së Hagës “Për heqjen e detyrimit të legalizimit të dokumenteve zyrtare të huaja” të 5 tetorit 1961, e njohur ndryshe si ”Konventa e Apostiles”, dokumentat pajisen me një vulë Apostille nga autoriteti kompetent i vendit ku janë lëshuar dhe më pas mund të përdoren direkt sipas interesimit të shtetasit në institucionet përkatës (zyrat e gjendjes civile, gjykatë, institucion arsimor, etj.) të vendit pritës. Në Shqipëri, autoriteti kompetent për problemet e legalizimit të dokumenteve është Ministria e Punëve të Jashtme.

Kjo do të thotë që dokumentet e lëshuara nga institucionet shqiptare me synim përdorimi në Sllovaki, nuk legalizohen nga Ambasada, por pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë.

Gjithashtu, dokumentet e lëshura nga institucionet Sllovake dhe synohen të përdoren në Shqipëri, marrin vulën Apostile pranë Ministrisë së Jashtme dhe Evropiane të Republikës Sllovake.

Për më shumë informacion, shikoni në:

http://www.foreign.gov.sk/en/consular_info/authentication_of_documents

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ventúrska 277/16,
811 01 Bratislava

Slovak Republic

Tel / Fax

Tel: 004212 638 100 50
Emergency call:
00421 904 801 391

E-MAIL

embassy.bratislava@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00