Më 2 Tetor 2017, zhvilluam në Ambasadë një takim me Forumin Rinor Shqiptar në Sllovaki, takim që zhvillohet për të tretin vit radhazi e që tashmë është kthyer në një traditë të bukur të përvitshme. Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi i aktiviteteve të Forumit me ato të Përfaqësisë, në kuadër të 105 vjetorit të Pavarësisë, si dhe në vecanti lidhur me aktivitetin përgjatë 2018, „Vitit Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriot Skënderbeut“. Gjatë këtij takimi u ra dakort të punohet bashkërisht për mundësimin e një ekspozite me fotografi të mbledhura nga studentët gjatë pushimeve verore dhe kthimit në atdhe pranë familjeve të tyre, duke marrë shkas nga projekti i MPJ „Colours of Albania“. Pas celjes së ekspozitës në ambientet e Përfaqësisë të RSh në Bratislavë, studentët morën përsipër që të promovojnë hapjen e saj edhe në fakultete të ndryshme sllovake, sipas degëve që ata studiojnë, në funksion të promovimit të destinacioneve turistike të vendit tonë.