Thirrje per Shprehje Interesi

Avokati i Popullit, bazuar në ligjin 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, shpall vendet vakante për pozicionet e anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, konkretisht për Anëtar i Komisionit dhe/ose Gjyqtar i Kolegjit të Apelimit, si dhe Komisionerit Publik.

Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 09/02/2017 në një nga format e dhëna më poshtë:

-Paraqitje e aplikantëve pranë institucionit të Avokatit të Popullit në adresën: Bulevardi “Zhan D’Ark”, nr. 2, Tiranë zyra e protokollit, nga e Hëna-Premte; ora: 08:30-16:30. Në këtë rast, kandidati regjistrohet në regjistrin e protokollit të Avokatit të Popullit, si edhe pajiset me një dokument që vërteton numrin e aplikimit, datën dhe listën e dokumenteve të paraqitura.

-Kërkesë me shkrim dërguar me postë zyrtare në adresën: Bulevardi “Zhan D’Ark”, nr. 2, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 09/02/2017, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. Institucioni i Avokatit të Popullit konfirmon nëpërmjet postës
elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

-Kërkesë për aplikim përmes postës elektronike në adresën:
reformanedrejtesi@avokatipopullit.gov.al . Institucioni i Avokatit të Popullit konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Në rast se kandidati nuk ka përcaktuar asnjë preferencë për vendin vakant, konsiderohet që ai aplikon për të gjithë vendet vakante.

Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 2 kopje të dokumenteve të mëposhtme:
a) jetëshkrim profesional (kandidatët aplikantë inkurajohen që krahas versionit shqip, i cili është i detyrueshëm, ta paraqesin këtë dokument edhe në gjuhën angleze) përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;
b) kopje të noterizuara ose të njësuara të diplomës nga organi përkatës;
c) kopje të dokumenteve të noterizuara ose të njësuara nga organi përkatës, që vërtetojnë kushtet e parashikuara në nenin 6 të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë";
ç) një dokument të nënshkruar prej tij, me të cilin aplikuesi pranon kufizimet e posaçme për fshehtësinë në komunikimet elektronike gjatë kohëzgjatjes së mandatit si anëtar i institucioneve të rivlerësimit, sipas Shtojcës 1 të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të
Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë". Ky dokument mund të shkarkohet në këtë lidhje: http://www.avokatipopullit.gov.al/vetingu

Në zbatim të legjislacionit për të drejtën e informimit, emrat e kandidatëve aplikues që kanë shprehur interesin për pozicionet e anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, do të bëhen publike
në faqen zyrtare të institucionit të Avokatit të Popullit: www.avokatipopullit.gov.al
\
Për më shumë informacion në lidhje me kriteret dhe procedurat e parashikuara në ligjin e sipërcituar, lutemi klikoni në adresën:
http://www.avokatipopullit.gov.al/vetingu

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ventúrska 277/16,
811 01 Bratislava

Slovak Republic

Tel / Fax

Tel: 004212 638 100 50
Emergency call:
00421 904 801 391

E-MAIL

embassy.bratislava@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00