Articles

Priten në Ambasadë të rinj nga Shqipëria

Albanian

Në datën 30 mars, të ftuar në Ambasadë ishin të rinjtë nga Shqipëria, pjesëmarrës në vizitën studimore realizuar në Lubjanë së bashku me të rinj të tjerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Ishte kënaqësi bashkëbisedimi me Marizën, Shilën, Marselën, Marjolën dhe Marion. Përveç prezantimit të misionit të Ambasadës, u shkëmbyen mendime e vlerësime edhe për punën që bëhet me të rinjtë si në aspektin e marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Slloveni, ashtu edhe në kuadrin rajonal dhe në procesin e integrimit evropian.

Të rinjtë nga Shqipëria në Slloveni për procesin e integrimit evropian

Albanian

Në datën 29 mars, në Lubjanë, u organizua tryezë e rrumbullakët kushtuar përfshirjes, rolit dhe kontributit të të rinjve në procesin e integrimit evropian. Krahas të rinjve nga të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, në këtë ngajrje ishin të pranishëm edhe të rinj nga Shqipëria. Të rinjtë janë duke zhvilluar një vizitë studimore në Slloveni, me organizim të "Western Balkan Youth Lab" të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Sarajevë dhe Forumit Rinor Evropian.

Marathon TV Global Charity in support of Ukraine in Ljubljana

Albanian

On Sunday evening, March 27, the Embassy of the Republic of Albania to the Republic of Slovenia joined the demonstration of solidarity with the Ukrainian people. On this occasion, the President of Albania, Ilir Meta, and Linda Rama, the wife of the Prime Minister of Albania addressed the public live, via teleconference, along with other Heads of State and Government.

Përmbyllen veprimtaritë në kuadrin e Javës së Filmit Frankofon

Albanian

Prej datës 21 deri 26 mars, me bashkëorganizim të ambasadores së Francës Florence Ferrari dhe ambasadorit të Zvicrës Denis Knobel, u zhvilluan një numër veprimtarish, të cilat u finalizuan me takimin e datës 25 mars me takimin e ambasadorëve të grupit të vendeve frankofone. Në këto ngjarje ka qenë i pranishëm edhe ambasadori Pëllumb Qazimi.

Pulla postare Slloveni-Shqipëri votohet si më e bukura në Slloveni për vitin 2021

Albanian

Në një votim të Postës Sllovene, me 1,731 pjesëmarrës, 789 vota mbështetën pullën postare "Slloveni-Shqipëri", duke e renditur në vendin e parë dhe më të bukurën gjatë vitit 2021.

Në vendin e dytë me 477 vota u rendit pulla postare "Nika Križnar" dhe në vendin e tretë me 465 vota pulla postare "Europa".

Hapet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit Alpe - Adria 2022

Albanian

Në datën 23 mars, në Lubjanë u organizua ceremonia e hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit Alpe - Adria 2022. Panairi pas dy vitesh ndërprerje për arsye të pandemisë së Covid-19, përfaqëson një ngjarje të rëndësishme për komunitetin e turizmit, për kompanitë, agjensitë dhe vendet pjesëmarrëse dhe shumë më gjerë. Në këtë veprimtari ishte i pranishëm edhe ambasadori Pëllumb Qazimi.

Krijohet Shoqata e Gruas Shqiptare “TEUTA” në Slloveni

Albanian

Në mbrëmjen e datës 19 mars, në Lubjanë, nën drejtimin e Ganimet Shala, kryetare e Shoqatës, u zhvillua ngjarja inaguruese e Shoqatës së Gruas Shqiptare “TEUTA”. Ganimet Shala së bashku me grupin nismëtar, gra të shquara shqiptare si Hatija, Shpresa, Lea, Vera dhe Besa, në datën 5 shkurt 2022, finalizuan nismën e organizimit më të mirë të grave shqiptare me banim në Slloveni, duke krijuar shoqatën e tyre për të dhënë një kontribut domethënës për diasporën shqiptare në Slloveni. Kështu, kjo datë shënon krijimin e Shoqatës së Gruas Shqiptare “TEUTA” në Slloveni.

Violinistja Laura Llozi interpreton në Lubjanë

Albanian

Në mbrëmjen e datës 18 mars, në Lubjanë, në kuadrin e koncertit të 10-të të ciklit ndërkombëtar muzikor, së bashku me artiste të tjera, interpretoi edhe violinistja shqiptare Laura Llozi. Të pranishëm në koncert ishin edhe pjesëtarë të Ambasadës së Shqipërisë.

Takim i Kryeministrit Janez Janša me ambasadorët e vendeve anëtare të Aleancës së NATO-s, të akredituar në Republikën e Sllovenisë

Albanian

Menjëherë pas kthimit nga vizita e përbashkët e datës 15 mars në Ukrainë, me Kryeministrat e Polonisë dhe Republikës Çeke, Kryeministri Janša në datën 16 mars u takua me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s, të akredituar në Republikën e Sllovenisë. Ai informoi lidhur me vizitën dhe çështje të mprehta që lidhen me luftën në Ukrainë, si pasojë e agresionit të Rusisë. Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori Pëllumb Qazimi.

Ambasadori Pëllumb Qazimi pritet në takim nga Ministri i Kulturës të Sllovenisë, Vasko Simoniti

Albanian

Gjatë takimit janë shkëmbyer vlerësime për marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe dhe nevojën për intensifikimin e mëtejshëm të tyre në fushën e kulturës. Brenda një kohe të shkurtër pritet nënshkrimi i marrëveshjes së bashëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e kulturës. 

Pages

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00