Articles

Diplomaci ekonomike-vijojnë kontaktet e takimet me kompani sllovene të interesuara për tregun e Shqipërisë

Albanian

Pavarësisht kufizimeve të shkaktuara nga pandemia e Covid-19, Ambasada ka vazhduar kontakte, shkëmbime informacioni dhe takime me përfaqësues të bisneseve sllovene të interesuara për të hyrë në tregun shqiptar. Gjatë muajve tetor-nëntor janë asistuar me informacionin e nevojshëm pesë kompani sllovene, të cilat kanë realizuar udhëtime biznesi në Shqipëri. Në datën 19 nëntor, në Ambasadë është pritur Bogdan Tončič, menaxher rajonal i kompaninë Alpina, e profilizuar në industrinë e këpucëve dhe e njohur në mbarë botën për produktet e saj në fushën e skiimit.

Ambasadori Pëllumb Qazimi merr pjesë në sesionin e 45-të të Bordit të Këshilltarëve të ITF-Fondi Ndërkombëtar i Besimit

Albanian

Në datën 17 nëntor, ambasadori Pëlumb Qazimi, në cilësinë e vëzhguesit, ishte pjesëmarrës në sesionin e 45-të online të Bordit të Këshilltarëve të ITF-Fondi Ndërkombëtar i Besimit. ITF, organizatë ndërkombëtare në fushën e sigurisë njerëzore vendosur në Lubjanë, prej dekadash është e angazhuar në fushën e sigurisë njerëzore në vende të ndryshme të botës. Punimet e sesionit u drejtuan nga kryetarja aktuale e bordit të këshilltarëve, Esen Altuğ, ambasadore e Turqisë.

Ambasadori Pëllumb Qazimi takohet online me sekretarin e shtetit Simon Zajc - në fokus bashkëpunimi dypalësh në fushën e turizmit

Albanian

Në datën 12 tetor, ambasadori Pëllumb Qazimi ka zhvilluar takim online me Simon Zajc, sekretar shteti në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë të Sllovenisë. Gjatë takimit janë shkëmbyer vlerësime për treguesit e këtij viti në fushën e turizmit në Shqipëri dhe në Slloveni. Po ashtu, është diskutuar për mënyrat e format e rimëkëmbjes në fushën e turizmit pas kufizimeve të shkaktuara nga pandemia e Covid-19. Të dy vendet janë duke punuar për nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi dypalësh në fushën e turizmit.

Libra shqip edhe për shqiptarët në Ptuj – Astrite Humski e angazhuar për këtë projekt

Albanian

Në datën 10 nëntor, ambasadori Pëlumb Qazimi i dorëzoi veprimtares shqiptare Astrite Humski tekstet e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, si dhe tekste ndihmëse për fëmijët shqiptarë me banim në Ptuj. Astritja është nga Gjakova e Kosovës, me banim në Ptuj të Sllovenisë dhe është drejtuese projektesh integruese për gratë shqipfolëse në Universitetin Popullor në Celje. Ajo së bashku me kolege të tjera shqiptare në këtë universitet po bëjnë një punë të lavdërueshme për integrimin e grave shqiptare në shoqërinë sllovene.

Nusret Jashari, shqiptar me banim në Lubjanë, investon për fëmijët, për dijen dhe për të ardhmen në vendlindjen e tij

Albanian

Nusret Jashari, menaxher futbolli dhe veprimtar shqiptar me banim në Slloveni, së fundi përmes një akti fisnik ka dhënë një kontribut kuptimplotë për shkollën “Naim Frashëri”, në vendlindjen e tij, Negotinë e Pollogut në Maqedoninë e Veriut. Në kushtet e pandemisë së Covid-19, që ka prekur mbarë botën, jo të gjithë nxënësit e vendlindjes së tij, e kanë patur mundësinë të ndjekin shkollën online. Ai në komunikim me drejtorin e shkollës, ka blerë dhe dërguar 34 IPAD për përdorim nga nxënësit që e kanë patur nevojë të menjëhershme një gjë të tillë.

Ambasadori Pëllumb Qazimi zhvillon takim me ambasadoren e Turqisë në Slloveni Esen Altuğ

Albanian

Në datën 4 nëntor, ambasadori Pëllumb Qazimi është pritur në takim nga Esen Altuğ ambasadore e Turqisë në Slloveni. Ai i ka rishprehur ngushëllime të sinqerta për viktimat e tërmetit në Turqi, si dhe solidaritet me popullin turk në riparimin sa më të lehtë të pasojave e të dëmeve të shkaktuara. Gjatë takimit janë diskutuar një numër temash, si bashkëpunimi dypalësh, zhvillimet në rajon dhe ato ndërkombëtare, përfshi edhe çështjen e sigurisë.

Pritet në takim në Ambasadë shqiptarja Selda Sukaj

Albanian

Në datën 3 nëntor, ambasadori Pëllumb Qazimi ka pritur në Ambasadë shqiptaren Selda Sukaj Kocinaj nga Durrësi me banim në Celje të Sllovenisë. Ajo është e punësuar si moderatore ndërkulturore në Universitetin Popullor në Celje dhe është bashkëautore e fjalorit sllovenisht-shqip për fëmijë. Selda është e përfshirë dhe e angazhuar në projekte të aktivizimit social të grave shqiptare, financuar nga Ministria e Punës të Sllovenisë dhe nga Bashkimi Evropian.

Takim pune i ambasadorit Pëllumb Qazimi me ambasadoren e Francës Florence Ferrari

Albanian

Në datën 26 tetor, ambasadori Pëllumb Qazimi është takuar me Florence Ferrari, ambasadore e Francës në Slloveni. Tema kryesore e takimit ka qenë ajo e integrimit evropian të Shqipërisë. Më në detaje janë diskutuar arritjet e Shqipërisë në fushën e reformave, mbështetja për kuadrin negociues në përputhje me metodologjinë e re të zgjerimit dhe organizimi i Konferencës së parë Ndërqeveritare, që do të shënonte edhe fillimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Kryeministri Edi Rama vizitë në Slloveni

Albanian

Me ftesë të kryeministrit të Sllovenisë, Janez Janša, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një vizitë pune në Slloveni. Ai u takua me homologun slloven në Bled për të diskutuar mbi Planin e Madh të Investimeve të BE në Ballkanin Perëndimor, ecurinë e procesit të integrimin europian në Shqipëri e në rajon, gjendjen politike dhe ekonomike të vendeve të rajonit, në kontekstin e përgatitjeve mbresëlënëse të Sllovenisë për mandatin e Presidencës së Bashkimit Europian vitin e ardhshëm. 

Ambasadori Pëllumb Qazimi pret në takim ambasadorin e Republikës Sllovake

Albanian

Në datën 20 tetor, ambasadori Pëllumb Qazimi ka pritur në takim prezantues ambasadorin e ri të Republikës Sllovake në Slloveni, Peter Zeleňák. Gjatë takimit janë shkëmbyer mendime e vlerësime për marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Sllovaki, zhvillimet e brendshme në Slloveni, zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivën evropiane të vendeve të rajonit. Temë e veçantë e diskutuar ishte edhe rrugëtimi evropian i Shqipërisë, si dhe puna e bërë për fillimin e negociatave të anëtarësimit.

Pages

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00