Në datën 19 tetor, gazeta Delo ka botuar intervistën e Zef Mazit, Kryenegociator i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Mazi thekson se e ardhmja është një hapësirë e përbashkët evropiane, duke përfshirë Ballkanin Perëndimor. Gazeta nënvizon se Kryenegociatori shqiptar Mazi është një nga diplomatët që besojnë në zgjerimin e BE-së dhe idenë evropiane. Sipas tij, Shqipëria, që është kandidate zyrtare për anëtarësim në BE prej vitesh, ashtu si edhe Sllovenia, do të ketë shumë përfitime pas anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.