Articles

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Endri Çekiçi, i ftuar nderi në Ambasadë

Albanian

Në datën 29 maj, futbollisti shqiptar Endri Çekiçi ishte i ftuar në Ambasadë. Ai para tre muajsh u thirr nga trajneri i Kombëtares të Futbollit, Edoardo Reja për të qenë pjesë e ekipit kombëtar shqiptar të futbollit. Çekiçi luan me ekipin Olimpija të Lubjanës dhe është një ndër futbollistit më të shquar të ligës së parë të futbollit në Slloveni. Futbollisti i dhuroi ambasadorit Pëllumb Qazimi bluzën e tij me numër "8".

Takim me miken e shqiptarëve, Alenka Verbole

Albanian

Në datën 28 maj, ambasadori Pëllumb Qazimi zhvilloi bashkëbisedim miqësor me Alenka Verbole, diplomate ne Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë. U trajtuan tema të ndryshme, ndër to ato të bashkëpunimit dypalësh Shqipëri-Slloveni, kryesisë shqiptare të OSBE-së, etj.

Rikthim i veprimtarive të trupit diplomatik në Slloveni

Albanian

Pas gati tre muajsh, në Volčji Potok, në afërsi të Radomljes, u rikthyen veprimtaritë e trupit diplomatik në Slloveni. Ambasadorja e Sllovakisë, Eva Ponomarenkova, organizoi veprimtari përcjelljeje për ambasadoren e Hungarisë në Slloveni, Edit Szilagyine Batorfi, në përfundim të mandatit të saj. Kjo ngjarje shërbeu edhe për shkëmbim mendimesh e vlerësimesh për çështje të natyrës diplomatike. Në këtë veprimtari ishte i pranishëm edhe ambasadori Pëllumb Qazimi.

NJOFTIM

Albanian

Sllovenia prezanton regjim të ri të kalimit në kufijtë e saj, por nuk ka lehtësime për shtetasit shqiptarë dhe shtetasit e tjerë të vendeve të treta që lëvizin drejt vendit të tyre.

Ambasadori Pëllumb Qazimi pret në takim prezantues Ambasadorin e ri të Spanjës

Albanian

Në datën 30 prill, ambasadori Pëllumb Qazimi priti në takim prezantues Sh.T.Z. Juan Aristegui Laborde, ambasadori i ri i Spanjës në Slloveni. Gjatë takimit u përcollën mesazhe solidariteti për përballjen me pandeminë globale të Covid-19. Gjithashtu u shkëmbyen mendime e vlerësime për marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet në Slloveni e në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për rrugën evropiane të Shqipërisë.

NJOFTIM!

Albanian

Ambasada e Shqipërisë në Slloveni ju bën thirrje shtetasve shqiptarë, që ndodhen në vendet evropiane të MOS udhëtojnë për në Shqipëri, duke përdorur si vend tranzit Slloveninë. Kjo, pasi është e pamundur të vazhdohet udhëtimi i mëtejshëm në territorin e vendeve të tjera.
Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi kanë në zbatim kufizime të plota të pamundësimit të lëvizjes të qytetarëve. Në këtë mënyrë, në rrugë tokësore, duke përdorur Slloveninë si vend tranzit, është i pamundur udhëtimi drejt Shqipërisë.

NJOFTIM!

Albanian

Ju bëjmë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë me banim në Slloveni të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, të evitojnë udhëtimet që nuk janë të domosdoshme, si një masë e detyrueshme për mbrojtjen nga Coronavirusi. Po ashtu, ju bëjmë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë, që ndodhen në Slloveni për arsye të ndryshme, ose edhe shtetasve shqiptarë që udhëtojnë përmes territorit të Sllovenisë nga vende të tjera evropiane në drejtim të Shqipërisë të tregohen të kujdesshëm.

Njoftim!

Albanian

Në kuadrin e masave parandaluese për përhapjen e mëtejshme të COVID-19, bëjmë me dije të gjithë qytetarët shqiptarë me banim në Slloveni, por edhe ata qytetarë shqiptarë që lëvizin nga vende të tjera përmes territorit të Sllovenisë në drejtim të Shqipërisë dhe e kundërta, si më poshtë:

Zëvendës Ministrja e Brendshme Rovena Voda merr pjesë në ministerialin e brendshëm në kuadrin e Procesit të Brdos

Albanian

Në datën 4 mars, nën drejtimin e Ministrit të Brendshëm të Sllovenisë Boštjan Poklukar, u zhvillua në Lubjanë ministeriali i brendshëm në kuadrin e procesit të Brdos. Veprimtaria i kushtohej luftës kundër trafikimin të qenieve njerëzore dhe abuzimit seksual online të fëmijëve.

Ligjëratë në Lubjanë për të shkuarën dhe modernizimin e shoqërisë shqiptare gjatë shekullit të 20-të

Albanian

Në datën 3 mars, Dr.Julian Bejko, Universiteti i Tiranës, pati ligjëratë në Akademinë e Shkencave të Sllovenisë në Lubjanë me temë "E shkuara dhe modernizimi i shoqërisë shqiptare në shekullin e 20-të". Ishin të pranishëm studentë dhe studiues të fushës. Veprimtaria u moderua nga As.Prof.

Pages

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00