Articles

Veprimtari model për promovim imazhi

Albanian

Në datën 28 shkurt, me ftesë të ambasadorit të Brazilit, Renato Mosca, në mjediset e Ambasadës të Brazilit në Lubjanë u zhvillua ligjëratë - veprimtari promovuese e pijes kashasa (cachaça) - brandy i Brazilit. Pjesëmarrësit e shumtë vlerësuan mënyrën e prezantimit, por edhe të praktikës konkrete në prodhimin e kësaj pije dhe të tjerave shoqëruese me të. Veprimtaria ishte model i promovimit të imazhit të një vendi, shembull për t'u ndjekur.

Shoqata Kulturore Shqiptare “Besa” në Celje feston 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Albanian

Në datën 21 shkurt, Shoqata Kulturore Shqiptare »Besa«, nën drejtimin e kryetarit të saj Milazim Helshani, organizoi veprimtari festive me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë të Kosovës.

Në Koper promovohet libri në gjuhën shqipe "Popujt e Alpeve" përkthyer nga gjermanishtja nga Frida Vokopola Gjoka dhe Albert Gjoka

Albanian

Në mbrëmjen e datës 13 shkurt, Shoqata Kulturore "Iliria", nën drejtimin e kryetarit të saj, Heset Ahmeti, organizoi promovimin e librit në gjuhën shqipe "Popujt e Alpeve", përkthyer nga gjermanishtja në shqip nga Frida Vokopola Gjoka dhe Albert Gjoka.

Ambasadori Pëllumb Qazimi takohet me ambasadorin e Selisë së Shenjtë në Slloveni

Albanian

Në datën 11 shkurt, ambasadori Pëllumb Qazimi është pritur në takim nga Nuncin Apostolik Jean-Marie Speich, ambasador i Selisë së Shenjtënë Slloveni. Gjatë takimit janë vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë. Po ashtu, janë diskutuar zhvillimet në rajon, si dhe çështje të natyrës e të bashkëpunimit diplomatik.

Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë organizon Ditën e Diplomacisë Ekonomike

Albanian

Në datën 7 shkurt, veprimtaria e radhës e diplomacisë ekonomike sllovene u organizua në qendrën e skijimit në Kranjska Gora. Ministri i Punëve të Jashtme, Miro Cerar, përshëndeti ambasadorët e pranishëm dhe promovoi shembullin e kompanisë të prodhimit të skive Elan. Kjo kompani është modeli i ndërkombëtarizimit të ekonomisë sllovene, pasi jo vetëm prodhon dhe eksporton, por është e pranishme në prodhim edhe në tregjet nëpër botë.

Qendra e Ekselencës pë Financat në Lubjanë organizon veprimtari vjetore me partnerët e saj

Albanian

Në datën 4 shkurt, Qendra e Ekselencës për Financat, CEF, organizoi në Lubjanë veprimtari vjetore me partnerët e saj. Merrnin pjesë autoritete sllovene, ambasadorë dhe organizata të tjera partnere. Të pranishmit i përshëndeti Jana Repanšek, drejtore e CEF. Kjo qendër ofron kontribute të veçanta përmes ekspertizës, njohurive, rrjetëzimeve dhe ideve në fushat e sektorit financiar dhe bankar, si dhe për reformat strukturore në vendet e Evropës Juglindore.

Ambasadori Pëllumb Qazimi merr pjesë në ceremoninë e hapjes të panairit ndërkombëtar të turizmit Alpe-Adria në Lubjanë

Albanian

Panairi i 31-të i turizmit Alpe-Adria këtë vit fokusohet në turizmin e gjelbërt, aktiv dhe kulturor. Panairi është ndër më të mëdhenjtë e turizmit për rajonin Alpe-Adriatik. Në ceremonië e hapjes, në datën 29 janar, të pranishmit i përshëndeti ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë të Sllovenisë, Zravko Počivalšek.

Pages

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00