Në datën 24 janar, ambasadori Pëllumb Qazimi priti në takim prezantues Carlo Campanile, ambasador i Italisë në Slloveni. Takimi ishte shumë miqësor dhe informativ. Përveç bashkëpunimit shumë të mirë dypalësh Shqipëri-Itali, janë diskutuar edhe një numër temash të tjera si integrimi Evropian i Shqipërisë, situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor, etj.