Articles

Vlerësohen figura publike me kontribute në forcimin e marrëdhënieve e të bashkëpunimit Shqipëri-Slloveni

Albanian

Për vitin 2019, Ambasada e Shqipërisë ka vlerësuar si njerëz të vitit, me kontribute të shquara në forcimin e marrëdhënieve e të bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovenisë pesë personalitete: Dr. Alenka Verbole, Mag. Miha Ješe, Vera Xhafa Haliti, Mag. Peter Štoka dhe Anton Pregelj.

Ambasadori Pëllumb Qazimi takohet me Ministrin e Shëndetësisë, Aleš Šabeder

Albanian

Në datën 17 dhjetor, ambasadori Pëllumb Qazimi është pritur në takim nga Aleš Šabeder, ministër i Shëndetësisë të Republikës së Sllovenisë. Takimi kishte si synim kryesor mundësinë e ndihmës sllovene në fushën e shëndetësisë për situatën e pas tërmetit në Shqipëri. Ditë më parë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë i ka dërguar letër homologut slloven lidhur me këtë çështje.

Ekspozitë në Lubjanë, vepra kryesore për Njeriun e Parë në Hënë

Albanian

Ishte kënaqësi pjesëmarrja në mbrëmjen e datës 16 dhjetor në ekspozitën »Classical/Modern« të Galerisë Visconti Fine Art në Lubjanë. Krahas veprave të tjera të ekspozuara, ajo më kryesorja ishte ajo që i kushtohej njeriut të parë në hënë.

Koncert në Lubjanë, »Balkan Open Jam-Albania«

Albanian

Mbrëmja e datës 14 dhjetor në Lubjanë, nga ana e »MM Contemporary Performance, Berkler College of Music«, në kuadrin e »Balkan Open Jam«, iu kushtua muzikës shqiptare. Në prani të pjesëmarrësve në veprimtari, grupi muzikor interpretoi me profesionalizëm të lartë dhe qartësi gjuhësore këngë tradicionale dhe qytetare nga Shqipëria. Asnjë nga interpretuesit nuk ishte i kombësisë shqiptare, gjë që meriton vlerësime të veçanta.

Veprimtari e bashkëshorteve të drejtuesve të trupit diplomatik në Slloveni

Albanian

Në datën 13 dhjetor, bashkëshortja e ambasadorit të Polonisë në Slloveni, organizoi veprimtari me bashkëshortet e ambasadorëve të tjerë në Lubjanë. Veprimtaritë shoqërore të kësaj natyre janë pjesë e pandashme e aktivitetit diplomatik në Slloveni.

Zhvillohet në Lubjanë takimi i punës i radhës i ambasadorëve të vendeve anëtare të NATO-s akredituar në Slloveni

Albanian

Në datën 13 dhjetor, u zhvillua në Lubjanë takimi i punës i radhës i ambasadorëve të vendeve anëtare të Aleancës të NATO-s, akredituar në Slloveni. Takimi u bashkëorganizua nga Pëllumb Qazimi, ambasador i Shqipërisë dhe Paolo Trichilo, ambasador i Italisë. E ftuar nderi ishte Nataša Dolenc, sekretare shteti në Mnistrinë e Mbrojtjes të Sllovenisë. Takimi u zhvillua pas samititit të NATO-s në Londër në datat 3 dhe 4 dhjetor dhe nën frymën e Deklaratës së Londrës të takimit të Këshillit të Atlantikut të Veriut.

Për vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ka alternativë tjetër përveç asaj të integrimit Evropian

Albanian

Në datën 12 dhjetor, Qendra për Perspektivë Evropiane në Slloveni, organizoi debatin »Alternativa për Ballkanin Perëndimor?«. Folësit kryesorë, zyrtarë sllovenë, ambasadorë dhe drejtues institutesh studimore nga Franca dhe Italia dhanë kontributin e tyre në këtë veprimtari.

Qeveria sllovene në solidaritet dhe e gatshme për të ofruar ndihmë ndaj Shqipërisë për situatën e pas tërmetit

Albanian

Në datën 12 dhjetor, ambasadori Pëllumb Qazimi u prit në takim nga Tadeja Forštner Perklič, sekretare shteti në kabinetin e Kryeministrit të Sllovenisë. Gjatë takimit, ambasadori shprehu falënderime për kontributin e deritanishëm të Sllovenisë ndaj Shqipërisë për përballimin e fazës së parë të pasojave të pas tërmetit.

Përfaqësues nga Shqipëria- pjesëmarrës në trajnimin për diplomacinë dixhitale

Albanian

Përfaqësues të vendeve të Evropës Juglindore, në datat 10-12 dhjetor, kanë qenë pjesëmarrës në një kurs trajnues për diplomacinë dixhitale. Kursi i trajtimit është bashkëorganizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Qendra për Perspektivë Evropiane në Slloveni. Kursin e kanë ndjekur edhe tre përfaqësues nga Shqipëria dhe respektivisht nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Zyra e Ministrit për Diasporën. Në mbrëmjen e datës 11 dhjetor, ambasadorja e SHBA-ve në Slloveni organizoi pritje për të gjithë pjesëmarrësit.

Solidaritet me Shqipërinë

Albanian

Pritja e parashikuar me rastin e Ditës Kombëtare, organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në datën 10 dhjetor në Lubjanë, u zhvillua si veprimtari solidariteti me Shqipërinë. Merrnn pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore e qeveritare të Sllovenisë, drejtues të organizatave humanitare, drejtuesit e misioneve diplomatike, drejtues e përfaqësues të komunitetit shqiptar, miq të Shqipërisë, etj.

Pages

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00