Articles

Takim miqësor me Kryetarin e radhës të Presidencës të Bosnje dhe Hercegovinës, Sh.T.Z. Željko Komšić

Albanian

Ndërkohë që treshja Presidenciale e Bosnje dhe Hercegovinës është duke zhvilluar vizitë zyrtare në Slloveni, në datën 5 dhjetor, ambasadori Pëllumb Qazimi ka zhvilluar një bisedë miqësore me Sh.T.Z. Željko Komšić, Kryetar i radhës i Presidencës të Bosnje dhe Hercegovinës.

Shoqatat Shqiptare në Slloveni solidarizohen me popullin shqiptar në këto ditë të vështira dhe janë të angazhuara për mbledhje fondesh financiare në ndihmë të familjeve të viktimave e të atyre të dëmtuara nga tërmeti

Albanian

Në datën 3 dhjetor, në Ambasadë ishte vizitor veprimtari i njohur shqiptar Hamit Jashari, i cili shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për viktimat e tërmetit në Shqipëri. Po ashtu, ai u interesua për nevojat dhe për hapat që po ndërmerr komuniteti shqiptar në Maribor për të ardhur në ndihmë të familjeve të viktimave dhe atyre të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryqi i Kuq slloven dhe Karitas slloven të angazhuar për situatën e pas tërmetit në Shqipëri

Albanian

Në datën 2 dhjetor, ambasadori Pëllumb Qazimi ka zhvilluar takime të veçanta me Cvetka Tomin, sekretare e përgjithshme e Kryqit të Kuq të Sllovenisë dhe me Jana Lampe, përgjegjëse për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ndihmën humanitare e Karitasit-Slloveni.

Zhvillohet në Lubjanë veprimtaria humanitare SILA Bazaar 2019-pjesëmarrëse edhe Ambasada e Shqipërisë

Albanian

Në datën 1 dhjetor, në Lubjanë, nga ana e Klubit Ndërkombëtar të Grave, SILA, u zhvillua veprimtaria humanitare SILA Bazaar 2019, me pjesëmarrjen e Ambasadave, shoqatave kulturore, humanitare, etj. Të ardhurat e grumbulluara destinohen për grupe shoqerore në nevojë dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.

Presidenti i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë nënshkruan në librin e ngushëllimeve

Albanian

Në datën 28 nëntor, Sh.T.Z. Dejan Židan, President i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, shprehu ngushëllimet e tij për viktimat e tërmetit dhe solidaritetin me popullin shqiptar në këto momente të vështira.

Përfaqësues të institucioneve sllovene, drejtues e përfaqësues të trupit diplomatik dhe shqiptarë shprehin ngushëllimet në librin e hapur në Ambasadë

Albanian

Në datën 27 nëntor, në librin e ngushëllimeve të hapur në Ambasadë, kanë lënë shënimet ngushëlluese një numër i madh drejtuesish e përfaqësuesish të trupit diplomatik, përfaqësues të institucioneve sllovene, si dhe shqiptarë me banim në Slloveni. Ndërkohë, nuk kanë munguar edhe mesazhet e shumta ngushëlluese drejtuar Ambasadës, ku shprehet dhimbja për viktimat e tërmetit, solidariteti dhe simpatia ndaj popullit shqiptar në këto ditë të vështira.

Ditë Zie Kombëtare

Albanian

Me vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, data 27 nëntor 2019 shpallet Ditë Zie Kombëtare.

Ditët e Kulturës Shqiptare në Slloveni-Simpozium kushtuar shkrimeve të hershme shqipe në Koper

Albanian

Në datën 23 nëntor, në Pallatin Pretorian në Koper nga ana e Shoqatës Kulturore Shqiptare »Iliria«, u organizua simpoziumi shkencor kushtuar shkrimeve të hershme shqipe dhe toponimeve në Istra.

Pages

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00