Në datën 22 nëntor është pritur në Ambasadë Peter Štoka dhe bashkëshortja e tij Mirijam. Peteri, si studjues, për vite me radhë ka dhënë një kontribut të pazëvendësushëm për zbulimin dhe publikimin e gjurmëve të hershme shqiptare në Slloveni. Kërkimet dhe prezantimet e tij kanë pjesën e tyre në fushën e albanologjisë. Kontributi i tij njihet dhe vlerësohet jo vetëm nga shqiptarët e Sllovenisë, por edhe më gjërë.