Në pasditen e datës 21 qershor, Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë organizoi me ambasadorët e Akredituar në Slloveni ecje në këmbë në drejtim të majës së Šmarna Gora, në rrethinat e Lubjanës.
Prej javësh në Muzeun e Historisë së Re, Celje, është hapur ekspozita "Čutim Celje - E ndjej Celjen", e cila është e hapur për vizitorët deri në muajin shtator. Në ekspozitë prezantohet edhe intervista e veprimtares shqiptare Vera Haliti dhënë gazetës "Novi tednik".
Në datën 14 qershor, ambasadori Pëllumb Qazimi vizitoi bashkitë e Rogaška Slatina dhe Šmarje pri Jelšah, ku është pritur në takime të veçanta nga kryetarët respektivë, Branko Kidrič dhe Matija Čakš. Gjatë takimeve është informuar për nivelin shumë të mirë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, Shqipërisë dhe Sllovenisë, si dhe janë prezantuar treguesit e zhvillimit në dy bashkitë.
Në datën 14 qershor, në Rogaška Slatina dhe Šmarje pri Jelšah, u zhvilluan veprimtari në kuadrin e Festivalit të poezisë "Pranger". Organizatorët për këtë vit kishin zgjedhur për prezantim gjuhën shqipe, si gjuhë pak e përfaqësuar në ngjarjet e mëparshme.
Në datën 13 qershor, ambasadori Pëllumb Qazimi ishte pjesëmarrës në veprimtarinë Biznesi për Diplomacinë, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë në kompaninë sllovene ALPINA në Žiri.
Në datën 11 qershor, në qytetin Škofja Loka,u organizua Dita Diplomatike, ku drejtues e përfaqësues të misioneve diplomatike në Slloveni u njohën me vlerat historike, kulturore, arsimore e të arkitekturës të qytetit. Kryetari i bashkisë së qytetit, Tine Radinja dhe Miha Ješe pritën dhe shoqëruan të pranishmit gjatë gjithë veprimtarisë. Tashmë dita diplomatike është shndërruar në veprimtari të përvitshme për këtë qytet. Në këtë ngarje ishte i pranishëm edhe ambasadori Pëllumb Qazimi. Ambasada e Shqipërisë ka vendosur bashkëpunim të ngushtë me këtë qytet të Sllovenisë.
Në datat 7 dhe 8 qershor, Shoqata Kulturore Shqiptare “Migjeni”, Lubjanë, përmes disa veprimtarive ka festuar 30 vjetorin e krijimit të saj. Kjo shoqatë shqiptare është themeluar në vitin 1989 në Lubjanë nga intelektualë dhe patriotë shqiptarë, duke bashkuar shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë (sot Maqedonia e Veriut), Malit të Zi, Luginës së Preshevës, etj.
Në kuadrin e 30 vjetorit të Shoqatës Kulturore Shqiptare “Migjeni”, Lubjanë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, dekoron me Titullin “Naim Frashëri” Shoqatën Kulturore Shqiptare “Migjeni” dhe ish kryetarin e saj Gjon Simoni (pas vdekjes). Titujt e lartë u dorëzuan nga Pandeli Majko, Ministër Shteti për Diasporën, gjatë ceremonisë të organizuar në pasditen e datës 7 qershor në Muzeun e Historisë Bashkëkohore Sllovene në Lubjanë.
Në datën 7 qershor, Pandeli Majko, Ministër Shteti për Diasporën, është pritur në takim nga Peter Jožef Česnik, Ministër në qeverinë sllovene për sllovenët jashtë vendit. Gjatë takimit janë shkëmbyer mendime, vlerësime dhe qasjet e dy vendeve ndaj diaporave respektive. Po ashtu, u nda mendim i njëjtë për vijimin e komunikimit e të shkëmbimit të informacionit në të ardhmen deri në finalizim të një dokumenti të bashkëpunimit dypalësh.
Në datën 6 qershor në Lubjanë, ambasasdori Pëllumb Qazimi është takuar dhe ka zhvilluar një bashkëbisedim miqësor me gjeneralin amerikan James L. Jones, i cili në vitet 2003-2006 ka qenë Kryekomandanti i NATO-s në Evropë. Më vonë ai ka qenë edhe këshilltar për sigurinë i Presidentit të SHBA-ve. Gjenerali i shquar amerikan, James L.