Articles

Qazimi zhvillon takim me Šešum

Albanian

Intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik dypalësh ishte fokusi i takimit të ambasadorit Pëllumb Qazimi dhe Slobodan Šešum, drejtor i përgjithshëm për Diplomacinë Ekonomike dhe Publike në MPJ të Sllovenisë.
 
U diskutua prania e kompanive sllovene dhe shqiptare reciprokisht në të dy vendet, si edhe inkurajimi i investimeve sllovene në Shqipëri. 

Zhvillohet Panairi i 8-të Ndërkombëtar i Mbrojtjes dhe Sigurisë, SOBRA-2021, në Gornja Radgona.

Albanian

U organizua në datat 23-25 shtator, Panairi i 8-të Ndërkombëtar i Mbrojtjes dhe Sigurisë, SOBRA-2021, në Gornja Radgona. 
 
Ambasadori Pëllumb Qazimi vizitoi seksionet e panairit, si dhe zhvilloi bashkëbisedime me drejtues kompanish të industrisë së mbrojtjes e të sigurisë, të cilat kishin prezantuar prodhimet e tyre.

Inagurohet në Lubjanë projekti "Cukrarna"

Albanian

Rafineria e sheqerit e gati dy shekujve më parë dhe që për një kohë të gjatë ka pasur funksione të ndryshme dhe, më së fundi e rënuar, pas një pune tre vjeçare është kthyer në qendër e rëndësishme arti dhe kulture.
 
Projekti nuk ka rëndësi vetëm për Lubjanën dhe Slloveninë por shumë më gjerë. Në inagurimin e këtij projekti të madh, mernin pjesë Presidenti i Asamblesë Kombëtare, Igor Zorčič, Kryetari i Bashkisë Lubjanë, Zoran Janković dhe autoritete të tjerë.
 

Shpërndahen materiale promovuese në kuadër të promovimit të imazhit të Shqipërisë në botë

Albanian

Në kuadër të promovimit të imazhit të Shqipërisë në botë, u prit në Ambasadë Jana Božič, një qytetare sllovene e apasionuar pas kulturës, traditës dhe bukurive të vendit tonë. 
 
Jana ka pasion udhëtimet, por edhe pse ka vizituar një numër të konsiderueshëm shtetesh, prezantimin e saj në klasat e fëmijëve do t’ja kushtojë Shqipërisë, prej mbresave që ka pasi ka vizituar vendin tonë dy herë.
 
Për ta bërë prezantimin e saj sa më interesant dhe të larmishëm Ambasada i erdhi në ndihmë me materiale promovuese nga Shqipëria. 

Ambasadori Pëllumb Qazimi viziton Panairin Ndërkombëtar të Celjes

Albanian

Në kuadër të ditës së diplomacisë ekonomike të Sllovenisë, Ambasadori Pëllumb Qazimi vizitoi Panairin Ndërkombëtar të Celjes, si dhe ishte pjesëmarrës në veprimtarinë që i kushtohej diplomacisë ekonomike.
 
Ai takoi një numër sipërmarrësish sllovenë, ndër ta edhe me kontribute konkrete në Shqipëri.
 
Gjithashtu, ambasadori u takua me sekretarin e Shtetit në MPJ sllovene, drejtuesin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, drejtorin e Postës Sllovene, etj.

Takim përshëndetës në respekt të Ambasadorit të Brazilit, Renato Mosca De Souza

Albanian

Ambasadori Pëllumb Qazimi, së bashku me bashkëshorten Fatbardha Qazimi, organizuan një takim lamtumire në respekt të Ambasadorit të Brazilit, Renato Mosca De Souza dhe bashkëshortes së tij, Luciana Duarte Paiva Arantes. 
 
Me këtë rast, së bashku me kolegë të tjerë ambasadorë, u shprehën vlerësime të larta për kolegun brazilian me rastin e përfundimit të misionit të tij në Slloveni.

Ambasada e pranishme në takimin e SILA-s

Albanian

Ambasada ishte e pranishme në takimin e organizuar nga klubi ndërkombëtar i grave SILA-IWCL.
 
Në takim, morën pjesë kryetari i Bashkisë së Lubjanës, Zoran Janković, përfaqësues të Ambasadave, si dhe anëtarë të klubit, të cilët diskutuan mbi logjistikën dhe organizimin e panairit të përvitshëm të SILA-s.
 

Ambasadori Qazimi pret në takim ambasadorin e Hollandës Johan O. Verboom

Albanian

Ambasadori Pëllumb Qazimi priti në takim ambasadorin e Hollandës në Slloveni, Johan O. Verboom. 
Përveç prezantimit si ambasador i ri i Hollandës në Slloveni, u diskutuan një numër çështjesh të natyrës dypalëshe, rajonale dhe të integrimit në BE. Po ashtu, u shkëmbyen mendime e vlerësime për fusha të tjera, përfshi atë të sigurisë.
Ambasadori Pëllumb Qazimi, ndër të tjera, falënderoi homologun hollandez, lidhur me mbështetjen që Hollanda ka ofruar për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE.

Vizitë në Kantinën e verës TURN në Krško

Albanian

Vizita në Kantinën e verës TURN në Krško ishte një mundësi e mirë për njohjen nga afër të punës dhe arritjeve të një biznesi të vogël të suksesshëm në Slloveni.
 
Drejtori i kantinës Jure Grubar dhe drejtuesja e marketingut Katarina Simončič prezantuan arritjet e kompanisë, mënyrën e bashkëpunimit me fermerët, prodhimet e verës, etj. Kuptimplotë ishte shpjegimi i çdo lloj vere bazuar në tregues historikë dhe kulturorë të zonës.
 

Organizohet konferenca kushtuar sigurisë kibernetike

Albanian

Në datat 2 dhe 3 shtator, në kuadër të Presidencës sllovene të Këshillit të BE-së, u organizua konferenca kushtuar sigurisë kibernetike. Shqipëria u përfaqësua nga Vilma Tomco, drejtore e përgjithshme e Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, si edhe përfaqësues të institucioneve të tjera.
 
Në panelin e sigurisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor, zonja Tomco prezantoi arritjet, problemet, sfidat në këtë fushë, si edhe nevojën e bashkëpunimit në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.
 

Pages

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00