Articles

Ambasadori Pëllumb Qazimi merr pjesë në darkë iftari

Albanian

Në mbrëmjen e datën 16 qershor me ftesë të Shoqatës për Dialog Ndërkulturor, Lubjanë, ambasadori ishte pjesëmarrës në darkën e iftarit, organizuar prej saj. Merrnin pjesë anëtarë të shoqatës, të cilët përfaqësonin kombësi të ndryshme, ndër ta edhe shqiptarë, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe të Ambasadës të SHBA-ve në Lubjanë, etj.

Ish Presidenti Alfred Moisiu takohet me diasporën shqiptare në Slloveni

Albanian

Në datën 16 qershor, në mjediset e Ambasadës së Shqipërisë, ish Presidenti Alfred Moisiu zhvilloi një takim vëlazëror me drejtues e përfaqësues të shoqatave shqiptare në Republikën e Sllovenisë. Merrnin pjesë edhe stafi diplomatik i Ambasadave të Republikës së kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë.

 

Kantina Çobo përfaqëson për herë të parë Shqipërinë në kompeticionin ndërkombëtar VINO LJUBLJANA, që organizohet në Lubjanë në datat 17-19 qershor

Albanian

Kantina Çobo me verën e saj cilësore do të jetë pjesë e kompeticionit ndërkombëtar VINO LJUBLJANA, që organizohet në Lubjanë në datat 17-19 qershor. Ky është përfaqësimi i parë i Shqipërisë në këtë kompeticion ndërkombëtar, i cili i ka fillesat në vitet 50-të të shekullit të kaluar. Kantina Çobo do të konkurojë me verën e bardhë dhe të kuqe.

Edhe bisneset nga Shqipëria të interesuara për të hyrë në tregun slloven

Albanian

Në datën 12 qershor u pritën në Ambasadë bashkëdrejtuesit e kompanisë F & M Reklama, Tiranë. Njëri prej tyre, Marin Pahija prej dy vitesh është duke kryer studimet e nivelit Master në Shkollën e Lartë të Menaxhimit IEDC, Bled. Kompania është duke punuar për zbatimin e procedurave përkatëse të vendit, për të hapur zyrë përfaqësimi në Slloveni.

Vizitë në kompaninë sllovene Strip's - Lumenia

Albanian

Në datën 10 qershor ambasadori Pëllumb Qazimi vizitoi kompaninë sllovene Strip's - Lumenia, e profilizuar në fushat e projektimit, elektronikës dhe të teknologjisë së lartë. Kompania është e pranishme në tregje të disa vende të Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve të Bashkimit Evropian. Presidenti i kompanisë Tomaž Smrkolj, themelues i kompanisë para 25 vitesh, shprehu interes të veçantë për të hyrë në tregun shqiptar.

Për pjesëmarrjen e kompanive sllovene në panairet ekonomike në Shqipëri

Albanian

Në datën 10 qershor ambasadori Pëllumb Qazimi, vizitoi kompaninë sllovene Tevel në Zagorje, e cila është e profilizuar në fushat e sigurisë të mallrave e të jetës gjatë transportit të karburanteve, punës në miniera, etj. Përveç presidentit të kompanisë Iztok Živko, në takim mori pjesë edhe Janez Podobnik, drejtor i ECPD - Slloveni. Krahas prezantimit të klimës të bisnesit në Shqipëri, u trajtua edhe çështja e pjesëmarrjes në panaire në Shqipëri.

‪#‎Albania‬ in Euro 2016

Albanian

Turizmi shqiptar promovohet në Slloveni

Albanian

Bashkëpunimi dypalësh në fushën e arsimit

Albanian

Në datën 1 qershor ambasadori Pëllumb Qazimi u prit në takim nga profesor Rado Bohinc, dekan i Fakultetit të Shkencave Shoqërore, Universiteti i Lubjanës. Bashkëbiseduesit nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e arsimit dhe të shkencës. Ndërkohë, ranë dakort për riaktivizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy fakulteteve të shkencave shoqërore të universiteteve të Tiranës dhe të Lubjanës.

Studenti shqiptar Simon Berishaj nga Tuzi dhe me banim në Lubjanë mbron nivelin Master në Universitetin e Lubjanës me temë “Besa në përditshmëri si përgjegjësi e mbrojtjes të hebrenjëve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore”

Albanian

Në datën 1 qershor në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Lubjanës kandidati Simon Berishaj mbrojti me vlerësim të lartë nivelin Master me temë “Besa në përditshmëri si përgjegjësi e mbrojtjes të hebrenjëve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

Pages

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00