Articles

Për bashkëpunimin dypalësh në fushën e turizmit

Albanian

Në datën 30 maj u prit në Ambasadë Drago Bulc, përfaqësues i FIJET-Asosacioni Botëror i Gazetarëve dhe Shkrimtarëve të Turizmit, Slloveni. Me FIJET - Slloveni, Ambasada është duke bashkëpunuar për organizimin e Tryezës së Rrumbullakët kushtuar Shqipërisë si destinacion turistik, veprimtari që do të zhvillohet në Lubjanë gjatë muajit qershor.

Takime për thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Slloveninë

Albanian

Në datat 24 maj, dhe 31 maj, janë zhvilluar takime me drejtuesit e kompanisë Projekt, Nova Gorica, Petrol, Lubjanë dhe drejtuesen e Klubit të Biznesit Slloveni-Kosovë. Gjatë takimeve është prezantuar klima e biznesit dhe investimeve në Shqipëri.

Zëvendës Ministri i Financave Erjon Luçi, merr pjesë në takimin e Bordit Drejtues të CEF

Albanian

Në datat 26 dhe 27 maj, zëvendës ministri i Financave Erjon Luçi, mori pjesë në takimin e Bordit Drejtues te CEF (Qendër e Ekselencës për Financat), Lubjanë. Pjesëmarrja ishte me statusin e vëzhguesit, por së shpejti Shqipëria do të ketë statusin e vendit anëtar me të drejta të plota, pasi është dorëzuar instrumenti i anëtarësimit.

Në Lubjanë festohet anëtarësimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA

Albanian

Në datën 21 maj Shoqata Kulturore Shqiptare "Migjeni" organizoi veprimtari festive për anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA. Me anëtarët e kryesisë dhe anëtarët e Shoqatës Migjeni u bashkuan edhe ambasadori i Kosovës Nexhmi Rexhepi, ambasadori i Shqipërisë Pëllumb Qazimi dhe diplomati i Ambasadës së Kosovës Petrit Hajdari. Të pranishmit i përshëndeti kryetari i Shoqatës "Migjeni" Tahir Maliqaj, si dhe pjesëmarrës të tjerë në veprimtari.

Takim me albanologun slloven Marko Snoj

Albanian

Nuk është shumë e njohur për publikun, por në Slloveni në fushën e albanologjisë ka njerëz të dijes me kontribute në këtë fushë. Ai është profesor Marko Snoj. Aktualisht ai është drejtor i Institutit të Gjuhës Sllovene në Lubjanë. Studimet dhe kërkimet e tij janë fokusuar në gjuhën sllovene, gjuhët sllave, ato indoevropiane, etimologjinë, por edhe në gjuhën shqipe.

Pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare për fondet e BE-së

Albanian

Në datën 16 maj, në mjediset e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë u organizua konferenca ndërkombëtare kushtuar thithjes dhe shfrytëzimit të fondeve të BE-së për zhvillimin rural në Slloveni. Konferenca u organizua nga Shkolla e Lartë e Menaxhimit Rural GRM Novo Mesto dhe Europarlamentari slloven Franc Bogovič në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Sllovenisë.

Takim me ministrat e qeverisë së parë sllovene të zgjedhur demokratikisht

Albanian

Në datën 14 maj me ftesë të Alojz Peterle, europarlamentar slloven dhe kryeministër i qeverisë të parë të Sllovenisë, të zgjedhur demokratikisht para 26 vitesh, ambasadori Pëllumb Qazimi së bashku me kolegë të tjerë ambasadorë, iu bashkuan pritjes të organizuar me këtë rast. Ish ministrat, tashmë të moshuar sollën kujtime e mbresa nga fillimet e demokracisë sllovene në atë periudhë, si dhe reflektime të tyre për zhvillimet e tashme.

Pages

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00