Articles

Qazimi takim me homologun e Kosovës Kastratin

Albanian

Ambasadori Pëllumb Qazimi zhvilloi takim me ambasadorin e Kosovës, Avni Kastrati me rastin e përfundimit të detyrës si ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Sllovenisë.
 
Ndër të tjera, ambasadori Qazimi vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë ndërmjet Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës, qetësinë dhe maturinë e ambasadorit Kastrati në trajtimin e çështjeve diplomatike dhe sidomos për kontributin e tij në forcimin e rolit të diasporës.
 
Ambasada e Shqipërisë me këtë rast i përcjell urimet më të mira ambasadorit Avni Kastrati dhe familjes së tij.

Ambasada pjesëmarrëse në Kranj Foto Fest

Albanian

Ambasada ishte pjesëmarrëse në Kranj Foto Fest të organizuar në Kranj, Slloveni. Thirrjes së hapur të konkursit ju përgjigjën 142 aplikantë nga 41 shtete të ndryshme. Konkurentët prezantuan punimet e tyre fotografike lidhur me temën ‘Izolimi-Liria’, duke promovuar në këtë mënyrë artin fotografik kontemporan. 

Zhvillohet aktiviteti ''Lexojmë shqip''

Albanian

Me të ftuar speciale shkrimtaren Anna Kove në Ambasadën e Shqipërisë në Slloveni, u zhvillua aktiviteti “Lexojmë shqip”. 
 
Pjesëza të shkëputura nga libri i saj “Kambanat e së dielës”, i vlerësuar në listën e pesë librave më të mirë të tregimit nga Juria e Çmimeve Letrare Kombëtare 2019 dhe në pesë librat më të mirë për Çmimin Evropian 2020, na njohën më gjerë me jetën dhe veprimtarinë letrare të Kove.
 
Urojmë që së shpejti veprat e shkrimtares Anna Kove të përkthehen dhe të botohen në gjuhën sllovene.

Zhvillohet ministeriali i Mjedisit

Albanian

Nën drejtimin e Presidencës sllovene të Këshillit të BE-së, u zhvillua ministeriali i Mjedisit.
 
Përveç ministrave të Mjedisit të vendeve të BE-së, morën pjesë edhe ministra nga vende të Ballkanit Perëndimor.
 
Ministeriali u fokusua në temat e ndryshimeve klimaterike dhe të biodiversitetit. Shqipëria u përfaqësua nga ambasadori Pëllumb Qazimi.

Qazimi merr pjesë në debatin e organizuar nga CEP lidhur me të ardhmen e marrëdhënieve transatlantike

Albanian

Ambasadori Pëllumb Qazimi mori pjesë në debatin e organizuar nga Qendra për Perspektivë Evropiane lidhur me të ardhmen e marrëdhënieve transatlantike dhe prioritetet e Presidencës sllovene të Këshillit të BE-së në këtë aspekt.
 
Forcimi i marrëdhënieve transatlantike u vlerësua si nevojë bazuar në lidhjet historike dhe kulturore të partneritetit transatlantik, duke marrë parasysh vlerat e përbashkëta të demokracisë, shtetin e së drejtës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe tregun e lirë.
 

Ambasadori Pëllumb Qazimi zhvillon takim me Stanislav Raščan

Albanian

Ambasadori Pëllumb Qazimi zhvilloi takim me Stanislav Raščan, sekretar shteti në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë. 
 
Gjatë takimit u vlerësuan dhe u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet dypalëshe, sidomos sa i përket bashkëpunimit ekonomik dhe diplomacisë ekonomike.
 
Temë e veçantë e diskutuar ishte ajo e fillimit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Sllovenia mbetet plotësisht e angazhuar për rëndësinë gjeostrategjike të zgjerimit të BE-së dhe fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Shënohet kalimi i Presidencës të Grupit të Vishegradit nga Polonia te Hungaria

Albanian

U zhvillua në Lubjanë ceremonia për përfundimin e Presidencës së Polonisë të Grupit të Vishegradit dhe marrjen e saj nga Hungaria
Përmes përshëndetjeve të ambasadorëve të Polonisë dhe të Hungarisë në Slloveni, pasuar nga një ngjarje artistike, organizuar në Lubjanë, u shënua kalimi i Presidencës të Grupit të Vishegradit nga Polonia te Hungaria.
 
Grupi i Vishegradit në mënyrë të vazhdueshme e të qëndrueshme mbështet integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
 

Ambasadori Pëllumb Qazimi merr pjesë në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të NATO-s.

Albanian

 Ambasadori Pëllumb Qazimi mori pjesë në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të NATO-s.
 
Ky takim u bashkëorganizua nga ambasadori i Rumanisë, Anton Niculescu dhe e ngarkuara me punë e Ambasadës amerikane, Susan K. Falatko. I ftuar nderi ishte Matej Tonin, ministër i Mbrojtjes i Sllovenisë.
 
Gjatë takimit u diskutua për sfidat me të cilat përballet aleanca, partneritetin dhe bashkëpunimin NATO-BE, lidhjet transatlantike, si dhe çështje të tjera të sigurisë.

Ambasador Pëllumb Qazimi merr pjesë në ditën diplomatike të organizuar nga Bashkia e Škofja Loka-s

Albanian

Ambasadori mori pjesë në ditën diplomatike organizuar nga Bashkia e qytetit Škofja Loka.
 
Mikëpritësit, Tine Radinja dhe Miha Ješe, përmes një programi të mirëorganizuar prezantuan për ambasadorët vlerat dhe pasuritë historike, kulturore dhe shoqërore të qytetit.
 
Qyteti Škofja Loka është shembulli më i mirë i bashkëpunimit me turpin diplomatik në Slloveni.
 
Po ashtu, ky qytet prej disa vitesh ka vendosur bashkëpunim edhe me qytetin e Krujës. 

Ambasador Qazimi merr pjesë në Konferencën “Slovenian pre-Presidency”

Albanian

Ambasadori Pëllumb Qazimi mori pjesë në Konferencën “Slovenian pre-Presidency”, që u bashkëorganizua nga Qendra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare (CIR), Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Shoqata e Studimit të Politikave Ndër-Evropiane (TEPSA).
 
Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Anže Logar, dhe Sekretari i Shtetit, Gašper Dovžan, në fjalët e tyre theksuan prioritetet e Presidencës sllovene të Këshillit të BE-së. Ndër të tjera, ata nënvijëzuan rëndësinë gjeostrategjike të zgjerimit të BE-së me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
 

Pages

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00