Më datë 28 tetor në Lubjanë me bashkëdrejtimin e Znj. Alenka Avbershek për Dhomën Ekonomike e të Industrisë së Sllovenisë dhe Z. Nikolin Jaka për Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, u organizua Forumi i Bisnesit Slloveni-Shqipëri. Gjatë hapjes së forumit ishin të pranishëm dhe përshëndetën pjesëmarrësit, Presidenti Bujar Nishani dhe Presidenti Borut Pahor. Mesazhi kryesor i dy Presidentëve ishte domosdoshmëria që bashkëpunimi ekonomik të reflektojë nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve politike ndërmjet dy vendeve.