Sllovenia dërgon ndihma materiale për lehtësimin e pasojave të tërmetit në Shqipëri

Në zbatim të vendimit të qeverisë sllovene, në datën 30 shtator, në qendrën logjistike të Administratës të Mbrojtjes Civile dhe Ndihmës në rast Fatkeqësish, u bë nisja e ndihmave materiale për Shqipërinë për lehtësimin e pasojave të tërmetit. Ndihma prej rreth 60 mijë euro ofrohet për Shqipërinë përmes mekanizmit të BE-së për Mbrojtjen Civile. Me këtë rast, në qendrën logjistike ishte edhe ambasadori Pëllumb Qazimi, i cili u takua me Stanislav Lotrič, zëvendës drejtor i Administratës të Mbrojtjes Civile, dhe Robert Kus, drejtues i Departamentit të Menaxhimit të Emergjencave në Bashkinë e Lubjanës. Ndihmat materiale janë çadra të mëdha, asete akomodimi, shtretër, gjeneratorë, etj. Një pjesë e ndihmave janë nga qyteti i Lubjanës për qytetin e Tiranës. Ambasadori falënderoi zyrtarët sllovenë dhe përmes tyre kërkoi përcjelljen e mirënjohjes të qeverisë shqiptare për qeverinë dhe popullin slloven.

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00