Në mbrëmjen e datës 17 tetor, Ambasada e Shqipërisë do të jetë pjesëmarrëse në platformën BIG SEE dhe Muaji i Dizajnit 2019, veprimtari që organizohet gjatë gjithë muajit tetor në Lubjanë. Që prej fillimit të muajit tetor, në këtë veprimtari të natyrës së festivalit kushtuar turizmit, dizajnit, sipërmarrësve të rinj nga rajoni i Evropës Juglindore, kanë marrë pjesë edhe sipërmarrës të rinj nga Shqipëria. Në mbrëmjen e datës 17 tetor, krahas Ambasadave dhe organizatave të tjera nga rajoni, do të përfaqësohet edhe Ambasada e Shqipërisë me stendën "ALBANIA". Do të prezantohen produkte ushqimore e të kulinarisë shqiptare, pije, materiale promovuese artistike dhe të turizmit të Shqipërisë.