Në mbrëmjen e datës 17 tetor, Ambasada e Shqipërisë ishte pjesëmarrëse në veprimtarinë përmbyllëse të platformës BIG SEE dhe Muaji i Dizajnit 2019, organizuar që prej fillimit të muajit tetor me pjesëmarrjen e 19 vendeve të Evropës Juglindore, Evropës Qendrore, etj. Krahas Ambasadave e organizatave të tjera, Ambasada u prezantua me stendën »Albania«. Ndërkohë, të ekspozuara ishin edhe punimet e dizajnuesve e sipërmarrësve të rinj shqiptarë pjesëmarrës në këtë veprimtari të përvitshme.