Në datën 18 tetor, ambasadori Pëllumb Qazimi ishte i prnanishëm në ngjarjet stërvitore, organizuar në Postojna në kuadrin e ditëve të »Miran Bogotaj« të Mbrojtjes Civile e të Shpërtimit të Sllovenisë. Miran Bogotaj është krijuesi i organizmit të sotëm të Mbrojtjes Civile e të Lehtësimit kundër Faqtkeqësive të Republikës së Sllovenisë. Ambasadori gjithashtu është takuar e ka bashkëbiseduar me Darko But, drejtor i përgjithshëm i Administratës për Mbrojtjen Civile të Sllovenisë. Para drejtuesve të misioneve diplomatike dhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare, strukturat e mbrojtjes civile dhe të organizatave qeveritare e jo qeveritare sllovene prezantuan disa nga arritjet më të mira të strukturave të mbrojtjes civile sllovene. Administrata e Mbrojtjes Civile të Sllovenisë, në përputhje me vendimet respektive të qeverisë dhe nëpërmjet mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së, në vitin 2017 ka ofruar ndihmë për lehtësimin e pasojave të përmbytjeve në Shqipëri në vitin 2017 dhe po ashtu, në shtator 2019 ka ofruar ndihmë materiale për lehtësimin e pasojave të tërmetit.