Në datën 23 tetor, ambasasori Pëllumb Qazimi priti në takim Katja Geršak, drejtore ekzekutive e Qendrës për Perspektivë Evropiane, CEP, Slloveni. Gjatë takimit bashkëbiseduesit trajtuan projektet e CEP ku Shqipëria ka qenë pjesëmarrëse, duke dërguar për trajnim pranë qendrës, diplomatë, të rinj sipërmarrës, si dhe zyrtarë të tjerë. Ndërkohë CEP ndër vite ka zbatuar një numër projektesh edhe në Shqipëri. Në veçanti takimi u fokusua në diplomacinë dixhitale dhe projektet e afërta në këtë fushë, ku Shqipëria do të jetë njëri nga vendet e përfshira. Ambasada ka vendosur kontakte e bashkëpunim të rregullt me Qendrën për Perspektivë Evropiane.