Ambasadori Pëllumb Qazimi merr pjesë në ceremoninë e hapjes të panairit ndërkombëtar të turizmit Alpe-Adria në Lubjanë

Panairi i 31-të i turizmit Alpe-Adria këtë vit fokusohet në turizmin e gjelbërt, aktiv dhe kulturor. Panairi është ndër më të mëdhenjtë e turizmit për rajonin Alpe-Adriatik. Në ceremonië e hapjes, në datën 29 janar, të pranishmit i përshëndeti ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë të Sllovenisë, Zravko Počivalšek. Ai ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe inovacionit në sektorin e turizmit, duke veçuar se panairi është një mundësi shumë e mirë për rrjetëzim dhe krijim lidhjesh biznesi edhe në këtë fushë. Ambasadori pati edhe një bashkëbisedim të shkurtër me ministrin Počivalšek, i cili në muajin janar ishte i pranishëm në samitin e turizmit zhvilluar në Tiranë.

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00