Ambasadori Pëllumb Qazimi merr pjesë në pritjen vjetore, organizuar nga autoritetet e larta sllovene me drejtuesit e misioneve diplomatike në Slloveni

Në datën 31 janar, ambasadori Pëllumb Qazimi ishte i pranishëm në pritjen e vitit të ri 2020, organizuar me drejtuesit e trupit diplomatik nga autoritetet e larta sllovene, Presidenti Borut Pahor dhe Kryeministri Marjan Šarec. Autoritetet sllovene në fjalët e tyre, krahas të tjerave, edhe një herë kanë theksuar keqardhjen për mosmarrjen vitin e kaluar të vendimit nga ana e BE-së për zgjerimin. Ndërkohë, kanë ritheksuar pritshmërinë që gjatë këtij viti të hapen bisedimet e anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë veprimtarisë, ambasadori Qazimi ka bashkëbiseduar e shkëmbyer mendime e vlerësime për çështje të ndryshme me një numër autoritetesh sllovene.

 

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00