Në Koper promovohet libri në gjuhën shqipe "Popujt e Alpeve" përkthyer nga gjermanishtja nga Frida Vokopola Gjoka dhe Albert Gjoka

Në mbrëmjen e datës 13 shkurt, Shoqata Kulturore "Iliria", nën drejtimin e kryetarit të saj, Heset Ahmeti, organizoi promovimin e librit në gjuhën shqipe "Popujt e Alpeve", përkthyer nga gjermanishtja në shqip nga Frida Vokopola Gjoka dhe Albert Gjoka. Merrnin pjesë veprimtarë dhe dashamirës të librit dhe të historisë në Koper dhe Trieste, kryetarja e Shoqatës Shqiptare "Ecim së bashku", Trieste, Itali, Mardena Kelmendi, studjuesi i apasionuar i të shkuarës shqiptare në Koper, Peter Štoka, përfaqësues të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, si dhe përfaqësues të Ambasadave të Kosovës dhe Shqipërisë në Slloveni. Veprimtaria është pjesë e programit në kuadër të Ditës të Pavarësisë të Kosovës.
Urime Frida Vokopola Gjokës dhe Albert Gjokës për punën dhe kontributin e tyre të palodhur për çështjen shqiptare!

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00