Shoqata Kulturore Shqiptare “Besa” në Celje feston 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Në datën 21 shkurt, Shoqata Kulturore Shqiptare »Besa«, nën drejtimin e kryetarit të saj Milazim Helshani, organizoi veprimtari festive me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë të Kosovës. Shoqata »Besa« në këtë veprimtari u prezantua edhe me grupin artistik të fëmijve e të rinjve, të cilët me kujdesin e shoqatës dhe punën e Vera Xhafa Haliti dhe Beqir Telaku, sollën interpretime mbresëlënëse për të pranishmit. Pjesëmarrësit në veprimtari u përshëndetën edhe nga ambasadori i Kosovës Avni Kastrati, ambasadori i Shqipërisë Pëllumb Qazimi dhe zëvendës kryetarja e Bashkisë Celje. Ambasadori Qazimi i dorëzoi kryetarit të Shoqatës »Besa« çertifikatë mirënjophjeje për punën e bërë për ruajtjen e kultivimin e identitetit kombëtar dhe kontributin e dhënë për familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar në Shqipëri.

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00