Diplomaci ekonomike - Ambasadori Pëllumb Qazimi takohet me drejtorin e përgjithshëm të diplomacisë publike dhe ekonomike në MPJ të Sllovenise

Në datën 16 korrik, ambasadori Pëllumb Qazimi ka zhvilluar takim me Iztok Grmek, drejtor i përgjithshëm në detyrë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë për diplomacinë publike dhe ekonomike. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime e vlerësime për bashkëpunimin ekonomik e tregtar ndërmjet dy vendeve, si dhe për investimet reciproke. U nda i njëjti qëndrim se pavarësisht kushteve të krijuara nga pandemia e Covid-19, ka hapësira e mundësi për rezultate konkrete. Bashkëbiseduesit u përqëndruan edhe në sektorë e kompani të veçanta për konkretizimin e bashkëpunimit. Gjatë bashkëbisedimit gjithashtu u shkëmbyen përvoja dhe qasje të reja të ushtrimit të diplomacisë ekonomike në kushtet e/dhe pas pandemisë. Njëherazi, u përcaktuan edhe projekte të vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet diplomacive ekonomike të dy vendeve.

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00