Në datën 10 shtator, ambasadori Pëllumb Qazimi priti në takim dy përfaqësuese të televizionit slloven TV3. Ambasadori i përgëzoi për gatishmërinë e shprehur që përmes televizionit TV3 të përcillet për publikun slloven imazhi i Shqipërisë. Gjithashtu u bashkëbisedua për koordinim e bashkëpunim në sigurimin e materialeve e dokumenteve të nevojshme për Shqipërinë, të cilat do të përdoren e paraqiten nga e këtij televizioni.