Në pasditen e datës 10 shtator, në Shtëpinë e Evropës në Lubjanë, nën drejtimin e Adrian Pollmann, ambasador i Gjermanisë në Slloveni dhe Zoran Stančič, drejtues i Përfaqësimit të Komisionit Evropian në Slloveni, u zhvillua veprimtaria "Përshtypje nga Evropa: Prezantimi i Gjermanisë". Mbrëmja iu kushtua 250 vjetorit të lindjes të kompozitorit Ludwig van Beethoven. Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe ambasadori Pëllumb Qazimi.