
Në datën 18 shtator, ambasadori Pëllumb Qazimi ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes të ekspozitës të industrisë së robotëve, organizuar në Muzeun Teknik të Sllovenisë, në Bistra. Para hapjes të ekspozitës pjesëmarrësit i përshëndeti Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor. Ekspozita i kushtohet dy jubileve të rëndësishëm, 100 vjetorit të dokumentit të parë të shkrojtur në botë për robotin dhe 40 vjetorit të hyrjes në përdorim të robotit të parë në industrinë sllovene.