Në datën 2 tetor, ambasadori Pëllumb Qazimi është pritur në takim nga Z. Gašper Dovžan, sekretar shteti në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë. Ambasadori Qazimi ka shprehur falënderime e mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme e të qëndrueshme të Sllovenisë ndaj Shqipërisë në rrugëtimin e saj integrues në BE. Ndërsa Z. Dovžan ka sjellë në vëmendje arritjet e Shqipërisë në rrugën e reformave të nevojshme, rolin konstruktiv për paqe e stabilitet në rajon dhe është shprehur se Sllovenia mbështet Shqipërinë në hapat e saj integrues në BE dhe për organizimin e konferencës së parë ndërqeveritare. Gjatë takimit janë diskutuar edhe çështje të tjera të bashkëpunimit dypalësh, përfshi edhe ato të natyrës ekonomike.