Ambasadori Pëllumb Qazimi takohet me Janez Fajfar, kryetar i Bashkisë Bled

Në datën 9 tetor, ambasadori Pëllumb Qazimi është pritur në takim nga Janez Fajfar, kryetar i Bashkisë Bled. Bledi është një ndër mrekullitë turistike të Sllovenisë, që ajo krenohet në botë. Bashkëpunimi i mëparshëm i Bashkisë Bled me Ambasadën e Shqipërisë ka qenë i afërt, por takimi i fundit veçohet pasi bëhet fjalë për projekte konkrete dypalëshe. Gjatë takimit është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit në nivelin e pushtetit vendor dhe për integrimin sa më të mirë të komunitetit shqiptar me banim në Bled. U nda i njëjti qëndrim që të dy palët të punojnë për dy projekte kryesore: anëtarësimin e qyteteve liqenore të Shqipërisë në Shoqatën Evropiane të Qyteteve Liqenore; inicimin e prodhimit të një pulle postare të përbashkët Slloveni-Shqipëri, ku të prezantohen vlera turistike natyrore të dy vendeve, ndërkohë që Sllovenia në gjysmën e dytë të vitit 2021 merr Presidencën e Këshillit të BE-së. Gjatë takimit u shkëmbyen edhe botime për Shqipërinë dhe shqiptarët. Surprizë ishte prezantimi i botimit më të hershëm slloven për shqiptarët, i cili daton para 102 vitesh dhe që nuk njihej nga publiku deri tani. Ambasadori Pëllumb Qazimi ka falënderuar mikun e shqiptarëve Janez Fajfar, si dhe ka premtuar përkushtim e gatishmëri për ndjekjen e realizimin e përbashkët të projekteve të mësipërme.

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00