Ambasadori Pëllumb Qazimi pritet në takim nga Presidenti i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë

Në datën 13 tetor, ambasadori Pëllumb Qazimi u prit në takim nga Igor Zorčič, President i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë. Ambasadori Qazimi përcolli përshëndetjet e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, prezantoi progresin e Shqipërisë sipas fushave për të filluar bisedimet e anëtarësimit në BE, si dhe shprehu falënderime për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë në rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Presidenti i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Igor Zorčič paraqiti konsideratat e tij pozitive për Planin e Veprimit të Kuvendit të Shqipërisë për mbikqyrjen parlamentare të gjithë hapave që po ndërmerren në fushën e reformave dhe për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE. Ai theksoi që Sllovenia në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme mbështet Shqipërinë, por edhe vendet e tjera të rajonit në rrugëtimin e tyre evropian. Gjatë Presidencës Sllovene të Këshillit të BE-së, zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Parëndimor do të jetë një nga përparësitë. Gjatë takimit është diskutuar gjithashtu edhe për fusha të tjera të bashkëpunimit dypalësh, diplomacinë parlamentare, statusin e komunitetit shqiptar në Slloveni, etj.

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00